PS-ja ka hedhur baltë ndaj një konkursi të hapur dhe transparent
Reagimi i Gazetës “Wiener Zeitung” lidhur me akuzat e PS për kompleksin e ri Parlamentar
Lidhur me akuzat e opozitës për Kompleksin e ri Parlamentar që do të ndërtohen aty ku ndodhet sot piramida Partia Socialiste ka hedhur baltë mbi konkursin e zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë për shpalljen e fituesit të Kompleksit të ri Parlamentar. Për këto akuza të pabaza të opozitës ndaj fituesit të konkursit për Kompleksin e ri Parlamentar ka reaguar gazeta “Die Krone Zeitung” në Austri e cila më datë 06.03.2011 raportonte se
“…Prix-i është më shumë se një kritik i mirfilltë, por edhe një njohës i mirë i materies. Ai po konkuron në këtë moment në një projekt shumë ambicioz të një parlamenti që do të ndërtohet në një vend të Europës lindore me një demokraci të re, (por për t’ju përmbajtur kushteve të konkursit mund të themi, që bëhet fjalë për një kryeqytet që fillon me T. dhe për një shtet që fillon me A). Këtu mund të ndërtohet një ndërtesë transparente për parlamentarët dhe popullin”.
Më tej Christian Ortner , reporteri i këtij artikulli sqaron se mbi se mbi këtë paragraf është mbështetur edhe artikulli im një javë më vonë në gazetën “Wiener Zeitung” por siç duket me pak keqkuptim. Përmbi faktin, që a do ta fitonte apo jo Prix-I konkursin, në momentin që unë kam shkruar artikullin nuk kam pasur natyrisht asnjë informacion.
Duke shpresuar që ju kam ndihmuar me këtë
Buero Chiristian Ortner
“Singerstr 2”.