E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama Jam optimist per Vitin e Ri 2012

Presidenti Barack Obama shprehet optimist se Shtetet e Bashkuara do te jene ne gjendje te forcojne ekonomine dhe te krijojne vende te reja pune gjate vitit te ri. Presidenti tha se ka nje optimizem te ri nga vota e fundit ne Kongres per te parandaluar rritjen e taksave mbi pagat dhe per zgjatjen e ndihmave sociale per te papunet

Ne fjalimin e fundit te perjavshem per vitin 2011 Presidenti Obama tha dje se viti qe kaloi ishte nje vit ndryshimesh te medha dhe perparimi

Mbyllem nje lufte dhe filluam procesin e mbylljes se tjetres. I dhame nje goditje derrmuese al-Kaides dhe e beme Ameriken me te sigurte. U qendruam ne krah aleateve dhe miqve tane ne bote ne momente katastrofash dhe revolucionesh. Filluam te shohim gjithashtu rimekembje ekonomike ne vend megjithese shume amerikane ende ndeshen me veshtiresi.

Zoti Obama pergezoi demokratet dhe republikanet ne Kongres per bashkepunimin mes tyre per te miratuar nje zgjatje 2 mujore per shkurtimet e taksave mbi pagat dhe per perfitimet per te papunet.

Presidenti e cilesoi kete arritje si merite e amerikaneve qe kontaktuan Kongresin ne mbeshtetje te masave dhe u beri thirrje ligjvenesve te miratojne nje zgjatje nje vjetore per shkurtimet mbi taksat kur te kthehen ne Uashington ne janar.

Pres nga Kongresi te perfundojne punen duke zgjatur keto shkurtime taksash deri ne fund te vitit 2012. Ishte pozitive qe anetaret e Kongresit moren hapin e duhur per miliona amerikane por kjo u arrit vetem pasi vete amerikanet ngriten zerin e tyre dhe iu bashkuan debatit.

Zoti Obama e regjistroi mesazhin e tij te javes ne Havai ku ndodhet me pushime se bashku me familjen. Presidenti tha se objektivi kryesor i vitit te ri eshte per nje sistem ekonomik amerikan me te drejte per klasen e mesme. Pritet qe ky te jete nje nder mesazhet kryesore qe do te shoqerojne fushaten e presidentit per zgjedhjet e vitit 2012.

Si president une premtoj te bej cdo gje qe kam ne dore per ta bere Ameriken nje vend ku puna e palodhur dhe e pergjegjshme te shperblehet ku cdokush ka shanse te drejta dhe cdokush ben ate qe i takon. Kjo ka qene Amerika qe kemi njohur gjithmone.

Ne fjalimin javor te republikaneve Senatori Johnny Isakson nga shteti Xhorxhia tha se prioriteti kryesor i partise se tij per vitin e ri eshte tua lehtesoje bizneseve te vogla mundesine per te hapur vende te reja pune. Ai tha se republikanet do ta realizojne kete duke ulur taksat duke thjeshtezuar rregulloret dhe permes sigurise energjetike.

Presidenti Obama e vonoi te premten dergimin e nje kerkese ne Kongres per rritjen e tavanit te borxhit qe perfaqeson shumen e ligjshme te parave qe mund te marre borxh qeveria amerikane.

Zoti Obama u dha ligjvenesve te te dyja partive me shume kohe per te hedhur ne vote nje ligj pergjithesisht simbolik qe u jep mundesi disa ligjvenesve te kundershtojne idene e rritjes se tavanit te borxhit. Rritja e propozuar prej 1.2 trilione dollaresh pritet te marre miratim ne Kongres megjithe kundeshtimet nga disa anetare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›