Obama: 2012, shprese per ekonomine amerikane
Pavaresisht 12 muajve te veshtire e te mbushur me sfida, presidentit amerikan Barak Obama shpreh optimizem per vitin e ri, 2012. Sipas tij do te jete i sukseshsem per Shtetet e Bashkuara, por edhe ne arenen nderkombetare.
Duke kujtuar vrasjen e Osama Bin Ladenit dhe terheqjen e trupave amerikane nga Iraku, si suksese te politikes se jashtme, Obama tha se gjate vitit 2012 do te shohim shenjat e sherimit te ekonomise amerikane.
"Viti i kaluar ishte nje kohe sfidash dhe progresi te madh per vendin tone. Ne qendruam krah miqve dhe aleateve tane ne te gjithe boten ne katastrofa natyrore dhe revolucione. Dhe ne filluam te shohim shenjat e sherimit te ekonomise, megjithese shume amerikane po perpiqen t`ia dalin ne krye”, tha Obama.
Duke iu referuar edhe marreveshjes se sekondes se fundit per te zgjatur reduktimin e taksave perpara Vitit te Ri, Obama tha se 2012-ta do te sjelle ndryshime te tjera.