E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Romeo dhe Zhuljeta”, rumune

22/07/2010 Dic: Fotot nga Prof. Schaefer & Orestia Kapidani

Mbrëmje befasuese, dinamike dhe dashuri hyjnore në muzikalin “Romeo dhe Zhuljeta” të Teatrit Kombëtar të Operetës së Bukureshtit, Rumani

Nata e katërt e festivalit ndërkombëtar të teatrit që organizohet në Butrint ka befasuar publikun me spektaklin “Romeo dhe Zhuljeta”, version i adaptuar muzikor nga Gerard Presgurvic, muzikal mbështetur në veprën e Shekspirit.

Në rolin e Romeos- George Papagheorghe dhe Zhulietës, Diana Nitu dhe aktorëve të treguar me përvojë Teatri Kombëtar i Operetës “Ion Dacian” e Bukureshtit, Rumani, ka sjellë dinamikën e kohës.

Mbi 2 orë shfaqje, deri në pas mesnatë, trupa e “Ion Dacian”, është vlerësuar nga artistë e aktorë të pranishëm në këtë festival si një shfaqje plot energji, dinamikë dhe luks artistik. Kur është dhënë premierë, në prill të 2009, “Romeo & Zhuliet” ishte muzikali i parë pop-rrok i luajtur nga një Institucion Teatrot Profesional në Rumani dhe kështu u bë pjesë e fenomenit që mrekulloi audiencën në gjithë këto vende. E bazuar në historinë e famshme të dashurisë të Shekspirit, “Romeo & Zhuliet”, ajo përfaqëson dy të rinj, të cilët përjetojnë një dramë universale, e cila prek zemrat e publikut nëpërmjet ritmit pop-rrok dhe lirikës së pafundme. Prodhimi i këtij muzikali është bashkëpunimi i dytë me Teatrin Operetë ne Budapest (pas “Vejushës së Gëzuar”), dhe kjo është pjesë e programit te Operetës së Hapur, e cila implikon një partneritet afatgjatë me institucione të huaja, duke përjetuar ndryshime dhe rezidenca kulturore.

Adaptuesi muzikor, Gerard Presguviç, me “Romeo & Zhulietën” realizoi ëndrrën e tij dhe arriti të krijonte një kryevepër. Më në fund ai arriti të gjente tiparin artistik në dy pasionet e tij, komedinë dhe muzikën, dhe nga ky bashkim rrodhi një sukses fenomenal. I krijuar në vitin 2001, muzikali pati më shumë se 1 milion shikues gjatë vitit të parë dhe shitjet arritën shumë shpejt nivele rekord. Gjatë karrierës së tij, Presgurvic ka gjetur lidhjen midis zërit dhe imazhit. Në të njëjtën kohë ai i apasionuar edhe nga kinemaja (duke qenë se është diplomuar në Shkollën e Filmit), ai ka qenë regjisor i shumë filmave të shkurtër dhe ka kompozuar në të njëjtën kohë. Kur ai ishte 24 vjeç, babai i bleu një piano dhe kjo gjë shënoi fillimin e karrierës së tij si kompozitor.

Bashkëpunimi i tij me Patrick Bruel e ndihmoi atë të forconte pozicionin e tij dhe karrierën e tij në skenën e muzikës franceze. Këngët që ai kompozoi, u bënë të njohura shumë shpejt pas lançimit të tyre. Presgurviç shkroi dhe kompozoi shumë këngë të suksesshme për artistë të ndryshëm si: Elsa, Florent Pagny, Henri Salvador, Mireille Mathieu (La solitude) ose Liane Foly (On a tous le droit and Vivre).

Gjatë gjithë kësaj kohe kinemaja mbeti një shqetësim konstant për të. Ai vazhdoi të shkruante për filmat dhe për seriale të ndryshëm, duke punuar me regjisorë të mëdhenj, midis të cilëve edhe Claude Lelouch apo Agnès Varda. Në vitin 1998 gruaja e tij Eveline, i dha atij idenë për të shkruar një muzikal, tipin ideal të një performance që do ta lejonte atë të realizonte ëndrrën e tij. Presgurviç filloi të shkruante muzikën dhe lirikën për diçka që do të shquhej si rasti unik në historinë e gjinisë së komedisë muzikore.

Presgurviç eci drejt një aventure të jetës së tij me një show që pati një sukses të jashtëzakonshëm, duke thyer të gjitha rekordet kombëtare dhe duke krijuar një botë plot sensacion, e cila është përhapur deri në Meksikë dhe Rumani. Një tjetër hit i Presgurviç ishte adaptimi i komedisë së tij muzikore me të famshmen “Gone With the Wind” nga Margaret Mitchell. Kështu, emocioni që Presgurviç investon në personazhet e tij dhe në muzikën e tij vazhdon të prekë audiencën, pavarësisht shtresës etnike apo sociale.

“Romeo dhe Zhuliet” është vendosur në skenat e Kanadasë, Londrës, Amsterdamit, Budapestit, Moskës, Vjenës, Seulit, dhe Taipeit, duke u përkthyer në shumë gjuhë të botës, midis të cilave edhe në flemisht, anglisht, hungarisht, rusisht dhe gjermanisht. Në Hungari, muzikali është vënë për herë të parë në vitin 2004 dhe akoma ka mbetur në repertor, duke gëzuar po të njëjtin sukses, me bileta të shitura shumë muaj përpara. Deri tani, show është parë nga më shumë se 5 milionë spektatorë dhe janë shitur më shumë se 7 milionë kopje të albumeve.

Sa i takon Teatrit Kombëtar të operetës “Ion Dacian”, Bukuresht, Rumani ky zhanër tregojnë drejtori i teatrit, ka qenë mjaft i dashur për publikun rumun. Si provë e kësaj, janë kompanitë, të cilat kanë ekzistuar në Bukuresht dhe më gjerë që pre 125 viteve. Midis 1946 dhe vitit 1950 departamenti muzikor i teatrit të ushtrisë ka zhvilluar dimensione të reja për operetën rumune. Falë kësaj tradite të pasur në vitin 1950 me një vendim të Këshillit të Ministrave, teatri shtetëror i operetës shfaqi në mbrëmjen e datës 7 shtator, premierën liri ere, nga Isak Dunaevski.

Pas vitit 1990, këtij instituti iu dha titulli i nderit “Mjeshtër” Idon Dacian, në 50 vjetorin e tij, teatri shtetërore në sajë të një sërë arritjesh artistike dhe me një vendim nga qeveria rumune u quajt teatër kombëtar. Historia e këtij teatri sa i takon shkollave dhe mjuzikalin modern tregohet plot suksese

Ndërsa këtë spektakël drejt Butrintit e ka mbajtur emri i madh i regjisorit rumun i njohur me emrin Kero, (Miklos Gabor Kerenyi), i cili është drejtor i përgjithshëm artistit i teatrit të operetës së Budapestit dhe në 10 vitet e fundit, ai ka qenë Drejtori i Operës Shtetërore në Hungari. Kero nuk ka qenë vetë prezent në Butrint, madje në ditën e djeshme nuk arritën të dilnin në konferencën për shtyp kjo trupë, për shkak të dinamikës, dhe lodhjes së madhe që patën gjatë spektaklit. Megjithatë, dje gjithë kohës është folur për operën e Keros, se si produksionet e tij muzikore e kanë bërë të famshëm si një drejtor skene në Hungari dhe më gjerë. Ai është diplomuar në regjizurë dhe në Akademinë e Filmit dhe të muzikës në Kolegjin e Muzikës “Bela Barok”.

Midis produksioneve të tij më të rëndësishme ne gjejmë: “Don Karlos” dhe “Makbeth” nga Verdi, “Faust” nga Gunot, “Madame Butterfly” nga Pucini, “Elizabeth” nga Silvester Levay, “Mozart!” nga Levay-Kunze, “Romeo & Zhuliet” nga Prezgurvic, “West Side Story” nga Bernstein, “Mbreteresha e Ksárdás” dhe “Kontesha Maritza” nga

Emmerich Kálmán dhe “Die Fledermaus” nga Johann Strauss.

Në vitin 2008 ai bëri komedinë e parë muzikore hungareze, të bazuar në një nga historitë më të famshme botërore të Shekspirit “Ëndrra e një nate vere”. Ai ka qenë një nga autorët në këtë vepër të re. Është nderuar me çmimin “Erkel Ferenc” dhe me çmimin “Bartók-Pásztory” Prize dhe atë “Kossuth”, i cili është çmimi më i madh në shtetin hungarez. Disa nga produksionet e tij janë performuar në Britani, Austri, Francë, Gjermani, Zvicër, U.S.A.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›