E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Burg pa afat” për nënë e bir, mbytën nusen

LIBRAZHD- “Burg pa afat” për autorët e ngjarjes së ndodhur tre ditë më parë në Librazhd, ku nënë e bir mbytën nusen në banesën e tyre.
Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot masën e sigurisë “burg pa afat” për Tixhe e Alfred Belbën, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin vranë në shtratin e saj 31 vjecaren Zemrie Belba.

Ngjarja e rëndë që tronditi banorët e fshatit Skrok i komunës Qukës në qytetin e Librazhdit ndodhi një natë përpara ndërrimit të viteve.

Zemrie Belba, nënë e një fëmije u gjet e vdekur në banesë mëngjesin e së enjtes. Fillimisht familjarët e Alfred Belbës, thanë se e reja kishte vdekur për shkaqe natyrore. Por ekspertiza mjeko ligjore konfirmoi se 31 vjecarja ishte mbytur.

Ende nuk bëhen të ditura motivet e sakta të këtij krimi të rëndë, por dyshohet se shkak mund të ketë qenë xhelozia e bashkëshortit ndaj gruas.
Alfred Belba jetonte dhe punonte në Greqi dhe më 19 dhjetor ishte kthyer pranë familjarëve të tij për të kaluar festat e fundvitit.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›