E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasje prokurori-gjykatë për "Fazliç"

Damir Fazliç nuk ka kryer
asnjë vepër penale në Sh
qipëri dhe të hiqen të
gjitha sekuestrot e pronave". Vendimi
është dhënë nga gjyqtari i
Gjykatës së Tiranës, Dritan Broci,
më 31 dhjetor 2008. por
prokurorët Dritan Rreshka dhe
Besnik Cani deklaruan se vendimi
është absurd, pasi ka kaluar
kërkesat e mbrojtjes. Sipas
prokurorëve, vendimi do të apelohet,
pasi ka dyshime të forta se
serbo-boshnjaku Damir Fazliç ka
pastruar para. Ashtu siç pritej,
ditën e fundit të 2008-s, gjykata
nxori fitues në procesin gjyqësor
për pronat, biznesmenin Damir
Fazliç, duke rrëzuar kështu
prokurorinë e Task-Forcës që po e
heton serbo-boshnjakun. Por
përtej kërkesës së avokatëve për të
hequr sekuestron nga pronat,
gjyqtari Dritan Broci hyri edhe në
themel të hetimit që po kryhet prej
muajsh duke bërë komentin e tij.
"Shtetasi Damir Fazliç nuk dyshohet
të ketë kryer ndonjë vepër penale
në Shqipëri", u shpreh Broci.
Vendimi i gjykatësit, Broci, ishte
thuajse i njëjtë me konkluzionet
që kishin lexuar në datën 30 dhjetor
2008 avokatët e Fazliç. Gjyqtari
Broci argumentoi se sekuestroja
është vendosur sipas një ligji që ka
hyrë në fuqi në 2008, ndërsa vepra
penale për të cilën ai po hetohet
dyshohet të ketë ndodhur në
2007.
Dy prokurorët e çështjes, Besnik
Cani dhe Dritan Rreshka, të
cilëve u ishte lënë nga gjykatësi
vetëm një ditë kohë për të përgatitur
konkluzionet këmbëngulën
se Damir Fazliç ka pastruar para.
Gjatë seancave, prokurorët argumentuan
se Damir Fazliç ka blerë
prona me vlerë 1.7 milionë euro
në Shqipëri, para këto të përfituara
nga një biznes në Shqipëri që
ishte themeluar në mënyrë fiktive
dhe nuk kishte kryer asnjë aktivitet,
duke pasur në llogari vetëm
10 mijë lekët e themelimit. Seanca
gjyqësore e datës 31 dhjetor u
ndoq edhe nga prokurorja amerikane
që asiston pranë Task-Forcë,
ndërkohë që dy prokurorët e çështjes
thanë se do t‘i drejtohen
Apelit. Vendimi i Gjykatës së Tiranës
për dosjen "Fazliç" pasoi
vendimet e të njëjtës gjykatë për
dosjen "Durrës-Kukës". Të gjitha
kërkesat e mbrojtjes të të pandehurve
të çështjes, gjykata i ka pranuar,
duke rrëzuar prokurorinë në
katër procese. Duket se Gjykata e
Tiranës i dha fund një prej çështjeve
më të debatuara politikisht
dhe publikisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›