E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i bankave

Në emër të uljes se shpenzimeve, bankat në Kosovë gjatë 2010-ës larguan punëtorë nga puna, rritën normat e interesit në kredi dhe i zvogëluan ato në depozita. Si rezultat, viti u përmbyll me profit neto prej 32.8 milionë eurosh. Në anën tjetër, kamatat lëre që nuk u ulën, por u rritën. Nga Agon Sinanaj më 22 gusht 2011 në ora 07:24

Viti 2010 ishte mjaft me bereqet për bankat në Kosovë. Në emër të masave për uljen e shpenzimeve, siç janë largimi i punëtorëve nga puna, rritja e kamatave në kredi dhe zvogëlimi i atyre në depozita, ky vit u përmbyll me profit neto prej 32.8 milionë eurosh.

Në anën tjetër, kamatat në kredi lëre që nuk pësuan rënie, por ato u rritën. Për me tepër, u ul edhe interesi në depozita, gjithnjë në emër të shpenzimeve.

Raporti i Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2010 tregon se norma mesatare e interesit në kredi u ngrit në 14.6 për qind, prej 14.4 për qind sa ishte vitin paraprak. Për t’i ulur shpenzimet, u ul edhe interesi në depozita.

“Norma mesatare e interesit në depozita u zvogëlua nga 4.3 për qind sa ishte në dhjetor 2009 në 3.7 për qind në dhjetor 2010”, thuhet në raport.

Zvogëlimi i normës së interesit për depozita, sipas raportit, mund të jetë rezultat i ngadalësimit të kredidhënies nga sistemi bankar, gjë që mund të ketë ndikuar në zvogëlimin e kërkesës së bankave për depozita.

Arsyetimi i bankave për kamatat e larta vjen kryesisht nga rreziku i likuiditeti, duke përfshirë këtu rrezikun për kthimin e kredive dhe proceset e vonuara gjyqësore.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›