Eagle Mobile: “Riniring Plus”, sjell për abonentët çmimet e reja fantastike
Tarifa rinore më e suksesshme dhe më e përzgjedhur në Shqipëri Riniring, vjen me oferta dhe çmime fantastike për abonentët. Eagle Mobile lançoi ofertën më të re “Riniring Plus” që do të sjellë më shumë argëtim, lehtësi dhe komoditet të mëtejshëm në komunikimin e abonentëve të këtij programi. Kompania e risive teknologjike ka ndërmarrë një tjetër fushatë surprizash më datën 22 shtator. Abonentët Riniring përfitojnë falas 1000 minuta drejt grupit Riniring, 100 SMS drejt Riniring dhe 100 MMS drejt Riniring. Për të përfituar nga kjo ofertë fantastike dhe që vjen me çmime mjaft të përshtatshme, çdo abonent Riniring mjafton të bëjë një rimbushje me kartë 500 lekë në muaj (me TVSH) dhe të konfirmojë me një SMS pjesëmarrjen në këtë ofertë (SMS konfirmues kushton 500 Lekë me TVSH). Pas SMS-së së konfirmimit, abonentët Riniring do të kenë mundësi të përdorin 1000 minutat, 100 SMS dhe 100 MMS përgjatë 30 ditëve në vazhdim. Abonentët do të mund të marrin maksimalisht 1 bonus për çdo 30 ditë. Për të kontrolluar sasinë e mbetur të bonusit përfituesit mund të dërgojnë SMS falas në numrin 55055. Krahas kësaj, Eagle Mobile ka dhuruar mundësi të reja për klientët e programin tarifor standard me parapagesë (standard prepaid). Çmimet e reja të kësaj tarife të Eagle janë tashmë akoma më tërheqëse se më parë. Thirrjet drejt numrave Eagle do të kryhen me vetëm 22 lekë për min (pa TVSH), nga 25 lekë për minutë që ishte më parë. Ndërsa thirrjet drejt operatoreve fiks janë ulur në 20 lekë për minutë (pa TVSH). Ky është vetëm fillimi i surprizave që Eagle po nis tu ofrojë qytetarëve shqiptarë. Kompania solli brenda vetëm 18 muajsh konkurrencën, teknologjinë dhe çmimet më të arsyeshme dhe tërheqëse për konsumatorët.
23 Shtator 2009