E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i ri, masa për furnizimin me energji elektrike

Sokol Dervishaj, zëvendësministri i METE-s, theksoi se është hartuar plani i masave për për përballimin e situatave që mund të krijohen gjatë festave të fundvitit, duke përfshirë KESH-in dhe OST-në, të cilat janë në gatishmëri dhe në funksionalitet të plotë.

“Nëpërmjet kësaj konference për shtyp dua të kërkoj nga drejtuesit e CEZ-it apo Operatorit të Shpërndarjes një gatishmëri maksimale, pasi të gjithë e kemi të qartë që situata nuk është ajo që të gjithë do të dëshironim të ishte. Ka problematika. Ka qytetarë që kanë mungesë energjie elektrike në shtëpitë e tyre. Ka komuna, ka fshatra, ka lagje në qytetet e Shqipërisë, të cilat po e përjetojnë mungesën e energjisë elektrike”, ka theksuar ai.Ai shtoi se ky vit që po lëmë pas ka qenë i mbarë për sektorin elektroenergjetik në Shqipëri./S.Ll/Start/

                                                                                             2010-12-27 17:20
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›