Policia në gatishmëri për trafikun rrugor

Drejtori i Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Vullnet TOPALLI, theksoi sot se shtimi i prezencës së shërbimeve policore në akset rrugore është bërë me qëllim për të parandaluar ngjarjet e mundshme aksidentale, si dhe për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve gjatë lëvizjes së tyre në akset ku paraqiten vështirësi.
“Policia e Shtetit ka marrë masa për garantimin e shërbimeve të pandërprera të policisë, gjatë 24 orëve, në akset rrugore. Shërbimet e Policisë Rrugore, janë duke ushtruar kontrolle të vazhdueshme për respektimin e normave të sjelljes në bazë të Kodit Rrugor nga drejtuesit e mjeteve, në veçanti ndaj shkeljeve që janë burim aksidentesh si; normat e shpejtësisë, përdorimi i rripit te sigurimit, respektimi i tabelave e shenjave rrugore, mospërdorimi i pijeve alkoolike, pajisja e automjeteve me zinxhirë, në rastet kur është i nevojshëm përdorimi i tyre, etj”, ka theksuar ai.
Më tej, Topalli ka bërë një rezyme të rezultateve të policisë rrugore. Sipas tij, krahasuar me vitin e shkuar është reduktuar numri i aksidenteve rrugore me 19.3 % ose 28 raste më pak, është reduktuar numri i personave me pasoja fatale për jetën me 44 % ose 19 persona më pak, ai dhe është reduktuar numri i personave të plagosur rëndë me 56 % ose 20 persona më pak.
Ai ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me korrektësi normat e qarkullimit rrugor, si lëvizja me norma të lejuara, mos konsumimi i pijeve alkoolike, përdorimi i rripit të sigurimit, etj. /Saimir Lleshi/Start/
2010-12-27 17:26
[