E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Në 2011, spitali i Lushnjës tërësisht modern

Ai shtoi se do të ketë specializime të personelit brenda e jashtë vendit.

Kreu i shëndetësisë është njohur nga afër me problematikën në sektorin shëndetësor dhe ka piketuar prioritetet e investimeve, me qëllim krijimin e një sistemi shëndetësor modern.

“Bashkia e Lushnjës është një nga bashkitë shumë të rëndësishme, qoftë në pikëpamje të peshës ekonomike, ashtu dhe të asaj sociale dhe demografike”, tha Vasili. Në vizitën e tij, Vasili nënvizoi si prioritar përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së shërbimit parësor, si një shërbim me lidhje të drejtpërdrejtë me komunitetin.

Sipas tij, “spitali  duhet të përballojë ato probleme që i përkasin atij dhe shëndetit parësor, morinë e problemeve të tjera që ka komuniteti, me të cilin komunikon në mënyrë të drejtpërdrejtë”.

                                                                                             2010-12-27 17:35
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›