Dekani i mjekësisë: Jo konkurse të pranimit në universitet

Tashmë është ndezur debati nëse duhet të ndyshoj apo jo matura dhe se si duhet të procesohet me të. Në këtë çështje nuk mund të heshtin as rektorët dhe dekanët e fakulteteve të vendit. Inicues për këtë process ishte rektori Dhori Kule, i cili kërkon ndryshimin e skemës së pranimeve në universitete, duke nxjerrë jashtë loje maturën shtetërore me idenë e rikthimit të konkurseve. Por dekani i fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa në të cilën çdo vit paraqiten mbi 10.000 kandidatë mban qëndrimin e tij kundër rikthimit të konkursve për pranimet në universitet.
Dekani Bajram Hysa thotë se ajo çka duhet të ndyshojë është kurrikula përgjatë shkollës së mesme dhe dhënia e provimeve në lëndët e duhura në bazë të zgjedhjes që ka bërë maturanti për të vazhduar studimet e larta. Në rastin e mjekësisë një maturantë të mos jap më lëndët biologji anglisht por biologji-kimi.
Gjithashtu Hysa thotë se ndryshime të tilla për një proces kaq të rëndësishëm duhet të nisin pas konsultime të gjera mes rektorëve, dekanëve dhe ministrisë së arsimit.