Viti i zgjedhjeve për Irakun
Një gazetar që gjuan Presidentin e SHBA-së me këpucë mund të jetë një imazh ndoshta i shtrembëruar i lirisë nga Iraku, e që do të zgjasë, por zgjedhjet e shumëfishta që janë caktuar për vitin që po vjen me siguri do të ofrojnë imazhe tjera dhe do të demonstrojnë përfundimisht, nëse eksperimenti demokratik i Irakut do të konsolidohet ose do të shpërthejë.
Nëse administrata pasuese e Obamas dëshiron imazhe më të mira sesa këpucët fluturuese në dhjetor të vitit 2009, më mirë le t‘i kushtojë vëmendje. Sipas Institutit Ndërkombëtar Republikan, Iraku mund të mbajë deri në 10 zgjedhje në vitin 2009, më shumë nga sa janë mbajtur në tërë botën arabe së bashku këtë vit. Këtu përfshihen zgjedhjet provinciale të janarit; zgjedhjet komunale dhe të këshillave të krahinave; referendumi mbi marrëveshjen për siguri me SHBA-në; referendume të mundshme mbi Kirkukun dhe nëse populli i Basras dëshiron të formojë një rajon autonom në Jug, si ajo në Kurdistanin e Irakut; dhe, përfundimisht, zgjedhjet parlamentare të caktuara për fund të vitit.
Secilat zgjedhje do të japin përgjigje ndaj një pyetjeje kritike për të ardhmen e Irakut: a mund të shkëputet Iraku nga sektarianzimi paralizues? A mund të rihyjnë sunitët e Perëndimit me sukses në hapësirën politike, të cilën e braktisën në vitin 2005? A do të sigurojnë autoritetet lokale më shumë liri nga Bagdadi Qendror? A mund t‘i shmanget Iraku një lufte mbi Kirkukun si ajo në Sarajevë? A do të ketë një tranzicion paqësor të fuqisë nga një grup i politikanëve në tjetrin?
Këtyre pyetjeve nuk do t‘u përgjigjet lehtë dhe secila përmban rreziqe e vështirësi për qeverinë e tashme dhe për SHBA-në, që shpreson të dalë nga ky shtet deri në vitin 2011, nëse jo më herët. Por, përtej planifikimit të tërheqjes së forcave të SHBA-së, ekipi i Obamës për tranzicion deri tani ka dhënë pak shenja të synimeve të tij në Irak për vitin 2009, apo se si do ta "rregullojë" problemin. Cila do të jetë pikëpamja e administratës, për shembull, mbi referendumin e Basras? Nëse aprovohet autonomia për Basran, kjo votë eventualisht do të çojë drejt ndarjes së Irakut, e përkrahur nga zëvendëspresidenti i ardhshëm Xho Bajden (Joe Biden), kur ishte senator. Cila është pikëpamja e administratës mbi ndryshimin shumë të nevojshëm të ligjit zgjedhor parlamentar të Irakut? Nëse ky ligj nuk përmirësohet, partitë sektariane me siguri do të vazhdojnë të dominojnë në Bagdad.
Nëse militantët apo kryengritësit kërcënojnë të ndalin zgjedhjet parlamentare të dhjetorit, a do të kërkojë administrata e Obamës sigurimin e këtyre zgjedhjeve, edhe nëse ushtarët e SHBA-së tashmë janë tërhequr nga qytetet? A do të koordinojë politika dhe a do t‘i bëjë rekomandime presidentit një ekipi i madh i Këshillit për Siguri Kombëtare, i udhëhequr nga një zëvendësues i këshilltarit për siguri apo do të marrë udhëheqjen Departamenti i Shtetit, i udhëhequr nga Hilari Rodham Klinton (Hillary Rodham Clinton)? A do të ketë një ambasador me fuqi të larta në Irak, i cili është po aq i aftë sa ishte Ryan Crocker, ambasadori i tashëm, apo do të lejohet që ky vend i punës të luhatet? Secilës prej këtyre pyetjeve i duhet përgjigjur shpejt, para se irakianët të japin përgjigjet e tyre elektorale.
Ka shumë të tillë që operojnë nën iluzionin se demokracia në Irak mbetet thjesht një produkt i imagjinatës ideologjike të Presidentit Bush. Në fakt, procesi politik i Irakut ende është e vetmja shpresë për një komb të brishtë që të arrijë vendime për të ardhmen. Por, nëse administrata e Obamës zëshëm nuk tregon zotimin e saj ndaj demokracisë në Irak dhe punon që të mbrojë fitoret që janë bërë aty, mund të dërgojë një sinjal të paqëllimtë se më pak i intereson se si po arrihet stabiliteti në Irak sesa vetë stabiliteti. Nëse braktisen politikat partiake, e vetmja gjë që do të mbetet është fuqia e armës, një e ardhme problematike për një shtet aq shumë të militarizuar.
Sipas Indexit për Irak nga Instituti Brookings, forcat e sigurisë së Irakut ka një numër prej 558279 persona, në një popullatë prej afro 29 milionë banorësh. Këtij numri mund t‘i shtohen edhe 106,000 militantë kurdë, si dhe afro 100 mijë djem sunitë të Irakut dhe afro 60 mijë militantë të Moqtada al Sadr-it. Nëse politikat dështojnë, na përkujton Karl von Klauseviç (Carl von Clausewitz), lufta është vazhdimësi me mjete tjera. Presidenti Bush u kritikua për rrezikimin e presidencës së tij, duke pushtuar Irakun në vitin 2003. Presidenti Obama nuk duhet të rrezikojë presidencën e tij për shkak të pavëmendjes në vitin 2009. Çmimi i suksesit gjatë vitit të zgjedhjeve të Irakut nuk mund të jetë më i lartë për Presidentin e ri, për popullin e Irakut dhe për SHBA-në.