E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat BE percakton mekanizimin e monitorimit

Procedura prezantohet me 24 shkurt. Ende heret monitorimi per Shqiperine dhe Bosnjen

Ministrat e Brendshem te Bashkimit Evropian do te njihen ne 24 shkurt me menyren e monitorimit te heqjes se vizave afatshkurtra me vendet e Ballkanit. Burime te Keshillit te Ministrave te BE-se kane shpjeguar se Komisioni Evropian do te prezantoje menyren e funksionimit te ketij mekanizmi i cili synon te monitoroje nivelin e kerkesave te azilit nga qytetaret e Ballkanit ne cdo shtet te BE-se. Por gjithashtu se sa ballkanas kane shkelur leje-qendrimin ne territorin e BE-se sa prej tyre kane tentuar te punojne ne te zeze ne shtete te ndryshme anetare apo sa agjenci turistike kane abuzuar me kete fenomen. Nderkohe qe per Shqiperine dhe Bosnjen nuk ka sinjale te tilla ne kete drejtim pasi per me teper eshte ende heret per te nxjerre konkluzione.

Heqja e vizave

Shtetet e Ballkanit te cilat kane perfituar heqjen e vizave do te jene nen monitorimin e Komisioni Evropian. KE do te prezantoje ne 24 shkurt pikerisht mekanizmin qe do te sherbeje per monitorimin e heqjes se vizave afatshkurtra me vendet e Ballkanit para ministrave te Brendshem te Bashkimit Evropian. Burime te Keshillit te Ministrave te BE-se kane shpjeguar per lsquoKlan se Komisioni Evropian do te njohe vendet anetare me menyren se si do te funksionoje ky mekanizem. Behet fjale per te pare nivelin e kerkesave te azilit nga qytetaret e Ballkanit ne cdo shtet te BE-se. Por gjithashtu se sa ballkanas kane shkelur leje-qendrimin ne territorin e BE-se sa prej tyre kane tentuar te punojne ne te zeze ne shtete te ndryshme anetare apo sa agjenci turistike kane abuzuar me fenomenin. Nderkohe qe per Shqiperine dhe Bosnjen nuk ka sinjale te tilla ne kete drejtim pasi per me teper eshte ende heret per te nxjerre konkluzione jane me shume qytetaret e Serbise dhe Maqedonise qe jane ne shenjester. Sipas burimeve te BE-se edhe pse azilkerkuesit e ketyre shteteve kane ardhur duke u pakesuar nuk behet fjale per nje ulje thelbesore. Kjo pasi ne rastin e ketyre shteteve jane nje numer i konsiderueshem perfaqesues te komunitetit rom qe kerkojne azil. Nese kerkesat e azilit nga vendet e Ballkanit do te rriteshin ne menyre shqetesuese dhe nese masat e marra nga qeverite perkatese nuk do te jene efikase atehere ne mund te parashikojme edhe pezullimin e vizave per shtetin perkates jane shprehur burimet e Keshillit te ministrave. Kane qene me se shumti mediat serbe qe kane trajtuar rrezikun e pezullimit te regjimit te vizave per qytetaret serbe. Por sipas Bashkimit Evropian deri tani nuk kemi nje situate alarmi. Pasi eshte pikerisht nje situate emergjence qe do ti vinte shtetet anetare ne levizje per te marre masa. Franca dhe Holanda kane kerkuar qe te ndryshohet procedura e mundesise se pezullimit te perkohshem te heqjes se vizave ne rast urgjence. Sipas kesaj nisme nese ka abuzim te levizjes se lire nga nje shtet i Ballkanit ketij shteti mund ti pezullohet regjimi i heqjes se vizave perkohesisht. Burime te Keshillit te Ministrave kane bere te ditur se nje pezullim i tille nuk do te mund te behej per ceshtje politike por vetem ato qe lidhen me levizjen e lire. Gjithsesi Franca dhe Holanda nuk jane mbeshtetur deri tani nga shtetet e tjera dhe sikur kjo te ndodhe ne fund te shkurtit duhet qe edhe Parlamenti Evropian te jape mendimin e tij pasi eshte procedura e bashkerendimit ne kete rast - kane cilesuar keto burime. Shtetet anetare do te bejne nje vleresim paraprak ne fund te marsit per levizjen e lire te qytetareve te Ballkanit ne BE nderkohe qe vleresimi i mirefillte do te behet ne 9 dhe 10 qershor te ketij viti nga Komisioni Evropian dhe ministrat e Brendshem te BE-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›