Vizat, Basha raporton të mërkurën në Brukse
13/04/2010 Ministri i Brendshëm do ta njohë komisionin e PE-së me arritjet e Shqipërisël
Takim me komisioneren Cecilia Malstrom. Kërkohet mbështetje për vizat
TIRANE- Komisioni për Liritë Civile dhe Çështjet e Brendshme të Parlamentit Evropian ka ftuar ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, që të raportojë lidhur me arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit. Seanca dëgjimore do të kryhet më 14 prill në Bruksel, ku Basha do të takohet me një sërë zyrtarësh të lartë, të cilët do i njohë mbi zhvillimet e brendshme të vendit në kuadër të liberalizimit të vizave në fushën e sigurisë së dokumenteve, kontrollit kufitar, rendit publik dhe sigurisë dhe rezultatet në luftën kundër kriminalitetit. Gjatë vizitës në Bruksel, ministri i Brendshëm Lulzim Basha do të zhvillojë edhe një takim të veçantë me Komisioneren për Çështjet e Brendshme të Komisionit Evropian, Cecilia Malstrom, të cilës do i kërkojë mbështetje për liberalizimin e vizave, proces ky që pritet të ndodhë në fillim të muajit qershor të vitit 2010. Lidhur me këtë proces aktualisht mbi gjysmë milioni shqiptarë kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaporta biometrike. Ndërkohë që në komisariatet dhe drejtoritë e policisë në qarqe gjendet një sasi e madhe pasaportash biometrike, të cilat nuk janë tërhequr nga qytetarët. Herë pas here Ministria e Brendshme ka ftuar qytetarët që të aplikojnë dhe të ndjekin shembullin e mbi gjysmë milion bashkëqytetarëve që tashmë kanë siguruar dokumentin që do të mundësojë lëvizjen e lirë në të gjithë zonën Schengen të Bashkimit Evropian. Ndërkohë që në të njëjtën fazë vazhdon me ritme të shpejta edhe aplikimi i qytetarëve për t’u pajisur më karta identiteti.