Tiranë, arrestohet 21-vjeçari, qëlloi me armë në banesën e tij

Tiranë, 1 shkurt
NOA Qëllon me armë nga banesa e tij, arrestohet në policia një 21-vjeçar.
Shërbimet e
hetimit të krimit të komisariatit të policisë Nr.1 Tiranë arrestuan ditën e
djeshme 21-vjeçarin Amarildo Hila, sepse në banesën e tij në rrugën Zonja
Çurre, ka qëlluar me armë në ajër.
E sinjalizuar për
të shtënat e armës policia u vu menjëherë në lëvizje për të identifikuar dhe
kapur qitësin.
Burime nga
policia thanë se brenda pak orësh u arrit të lokalizohej vendi nga u qëllua me
armë si dhe identifikimi i autorit.
Gjatë kontrollit
në banesën e të riut u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,
një armë pushkë (njëzetëshe) me një krehër fishekësh, 3 pako me fishekë në sasi
60 copë.
Ndaj 21-vjeçarit
u mor masa e arrestit për veprën penale të Mbajtjes pa leje të armëve e municioneve
luftarake dhe të Prishjes së qetësisë publike.
k.k/NOA