Përplas për vdekje me motoçikletë një 65-vjeçar, arrestohet i riu

Shkodër, 1 shkurt NOA Përplas një 65-vjeçar
me motorrin e tij, arrestohet i riu.
Aksidenti ndodhi mbrëmë në aksin rrugor Shkodër-Muriqan,
në vendin e quajtur Lagjja Dodaj, kur 28-vjeçari Muzafer Landa i cili po udhëtonte
me motoçikletën tip Dajan, me targa SH 298 D, ka aksidentuar 65-vjeçarin Ramazan
Doda.
I aksidentuari u transportua menjëherë në
Spitalin Rajonal të Shkodrës por ndërroi jetë vetëm pak minuta më pas.
Policia e cila mbërriti në vendngjarje kreu
veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe arrestoi 28-vjeçarin Myzafer
Landa, për veprën penale të Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
k.k/NOA