E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Berisha vlerëson arritjet e qeverisë

Mbledhja e komitetit për liberalizimin e vizave është përdorur nga kryeministri Sali Berisha për të vlerësuar arritje që qeveria shqiptare ka bërë në plotësimin e kërkesave të udhërrëfyesit. Sipas kryeministrit Sali Berisha, një grup tjetër i Komisionit Europian ka vizituar Shqipërinë dhe ka inspektuar në terren progresin që vendi ka bërë në plotësimin e standarteve të vendosura në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, duke theksuar se progresi është i prekshëm.
Lëvizja pa viza e qytetarëve shqiptare në zonën Shengen është një nga premtimet më të mëdha të qeverisë, puna e së cilës në këtë drejtim vazhdon të monitorohet nga Komisioni Evropian dhe para se të jepet ok për liberalizimin e regjimit të vizave pritet të vizitojë Tiranën edhe një mision tjetër i cili do të monitorojë situatën në terren.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›