E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundimi i mandatit të Avokatit të Popullit, Berisha takon Dobjanin

Kryeministri Berisha ka pritur në një takim të veçantë Avokatin e Popullit z.Ermir Dobjani, me rastin e mbarimit të mandatit të tij. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e Avokatit të Popullit e cila thekson se në takim është
bërë e ditur se detyrën e Avokatit të Popullit, deri në zgjedhjen e Avokatit të ri nga Kuvendi i Shqipërisë do ta kryejë komisioneri më i vjetër në detyrë Riza Poda.
Z.Riza Poda, më parë ka kryer detyrën e përfaqësuesit të qeverisë shqiptare për të drejtat e njeriut pranë gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg.
Më pas ka kryer detyrën e Shefit të Misionit diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Kanada.
Së fundi është zgjedhur dy herë rradhazi nga Kuvendi i Shqipërisë në detyrën e Komisionerit të Avokatit të Popullit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›