Kriza politike, Gjinushi: Me Berishën nuk ka zgjidhje
Skënder Gjinushi, kryetari i Partise Social Demokrate në një prononcim për mediat është shprehur se bashkëpunimi i opozitës me këtë qeveri është i pamundur. Sipas tij qeveria e Berishës është qeveri e korruptuar e cila ka pushtuar Kuvendin, gjykatat, por edhe disa nga mediat kryesore në vend. Gjinushi është shprehur se një Kuvend që ndryshon rregulloret sipas interesave të mazhorances nuk mund të funksionojë.
Për sa i përket situatës politike aktuale ai ka shtuar se qeveria ka dështuar në heqjen e vizave dhe se në momentin kur kërkohet një zgjidhje për krizën politike në vend Berisha po shkatërron çdo urë bashkëpunimi.
Deklarat e Gjinushit vijnë në një kohë kur po mbaron afati i lënë nga ndërkombëtarët për gjetjen e një zgjidhje për krizën politike në vend.