Vizat Frattini Shqiperia e meritoi

Ministri i Jashtem italian Franco Frattini nepermjet nje mesazhi video ka pershendetur liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare.
Gjate mesazhit te tij shefi i diplomacise italiane ka vleresuar se heqja e vizave eshte nje e drejte e merituar dhe jo e dhuruar.
Mendoj se Shqiperia e meritonte. Ky nuk eshte nje rezultat i Europes por i bashkepunimit te autoriteteve shqiptare me Europen. Ne duam ta shohim Shqiperine qe pas anetaresimit ne NATO ti bashkohet edhe BE-se eshte shprehur Frattini.
Ai ka ftuar te rinjte shqiptare qe te vizitojne vendin e tij dhe te njihen sa me shume me kulturen italiane.
Urojme qe ky liberalizim vizash tiu mundesoje te rinjve shqiptare qe te na vizitojne te studiojne dhe te njihen me mire me Italiane mike. Urime te gjithe miqve shqiptare per kete sukses qe e kane merituar dhe urime qeverise ka deklaruar Frattini.