E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Botërore: Ekonomia po del më ngadalë nga kriza

Ndryshe nga ç’pritej prej ekonomisteve, ekonomia botërore po del nga kriza më ngadalë. Në raportin e saj "Parashikimi global për ekonominë 2010", Banka Botërore frenon shpresat për një rritje të shpejtë të ekonomisë. Situata në tregjet financiare mbetet e vështirë dhe kërkesa private vazhdon të jetë e dobët kjo për shkak të papunësisë. Kështu pasojat e krizës ekonomike dhe financiare do të ndihen edhe per  dhjetë vitet e ardhshme. Këto pasoja do të rëndojnë më shumë mbi vendet në zhvillim megjithë fillimin e rimëkëmbjes.

Sipas parashikimit të Bankës Botërore rendimenti ekonomik në të gjithë
botën këtë vit do të rritet me rreth 2,7 për qind dhe vitin e ardhshëm
me 3,2 për qind. Gjatë vitit 2009 rendimenti i ekonomisë botërore ra me
2,2 për qind ndërsa tregtia me më shumë se14 për qind.

Adela Zeza

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›