Imami Procesi i demontimit do te perfundoje ne mes te vitit 2013
Procesi i demontimit do të përfundojë në mes të vitit 2013 duke e çliruar ushtrinë nga barra e armatimeve e municioneve të tepërta. Deklarata është bërë nga Ministri i Mbrojtjes në mbledhjen e bordit drejtues të demontimit.
Ministri Imami falënderoi ambasadën dhe autoritetet amerikane ne mbështetjen e vazhdueshme për këtë proces. Janë 58 depo e magazina te pastruara nga armatimet e lendet luftarake.
Në 3 vjet janë demontuar 73 mije ton armatim e municione ndërsa kane mbetur edhe 17782 ton. Nga 21063 ton te eliminuar per 10-mujorin, 4631 ton janë shitur dhe me te ardhurat është financuar një pjese e kostos se demontimit industrial.