Perfundojne kontrollet per gjetjen e Jetmir Llanit

Përfundojnë kontrollet e skuadrës speciale RENEA për gjetjen e Jetmir Llanit dhe vëllait të tij Muharremit të dyshuar për ngjarjen e pasdites së të dielës ku mbeti I vrarë Gentian Shkreta, si dhe u plagos vëllai i këtij, Aurel Shkreta. Njësitë e RENEA-s kanë kryer kontrolle në banesa të banuara dhe pabanuara në Mamurras, Thumanë dhe Fushë-Krujë, por pa mundur të gjejnë gjurmë të Llanëve. Njësitë e RENEA-s, janë kthyer në Tiranë, ndërsa janë në gatishmëri për të lëvizur menjëherë në rast dhëniesh të informacioneve për lokalizimin e të kërkuarve. Për ngjarjen nuk bëhet e ditur të jetë vendosur ndonjë shpërblim për informacionet që mund të çojnë në kapjen e autorëve. Veç, ngjarjes së të dielës, Jetmir Llani është I dyshuari kryesor për policinë edhe për vrasjes Mark Shkretës ne Tirane dhe shpërthimit te baneses se tyre ne Fushe-Mamurras. Seriali hakmarrës erdhi pas vrasjes se djalit dhjetëvjeçar tw Jetmirit, ngjarje për te cilën janë te arrestuar Oligert dhe Maringlen Shkreta, djem te Mark Shkretës.