Garunja grabiti me dhunë 8 femra dhe një bullgar
19/11/2009 Tmerri i kalimtarëve
DURRES- I arrestuari i dy ditëve më parë nga forcat e policisë, shtetasi Erald Garunja, akuzohet se në tre muaj ka grabitur me dhunë varëse të florinjta në trupin e 8 femrave, si dhe të një bullgari me rezidencë në Durrës. Vetëm pak orë pasi 23-vjeçari Garunja i lindur në Elbasan dhe banues në Plazhin e Durrësit është vënë në pranga, është ballafaquar me disa prova, të cilat policia i ka deklaruar bindëse. Burime zyrtare thonë se 23-vjeçari ka përdorë forcën në mes të rrugës, në lagje apo edhe në shkallët e pallateve për të vjedhur varëset e florinjta. Brenda një dite Garunja ka kryer 3 vjedhje në lagje të ndryshme duke shkaktuar panik tek kalimtarët dhe femrat e bëra objekt dhune. Policia ka organizuar operacionin “Varësja” dhe pas disa përpjekjesh ka mundur të arrestojë personin e akuzuar për grabitjen e 8 femrave dhe të një shtetasi të huaj. Në listën e personave të dëmtuar dhe që kanë dëshmuar dhunimin fizik dhe grabitjen në rrugë është edhe një bullgar. Stojan Stojanov 37 vjeç me rezidencë në Durrës ka dëshmuar para agjentëve të policisë se ai ka rënë pre e ndëshkimit fizik dhe se i janë marrë dy varëse të florinjta. Gjithnjë në bazë të pohimeve policore, shtetasi bullgar ka tentuar të shmanget nga dhuna, por grabitësi ka qenë i praktikuar në kryerjen e veprime të tilla dhe i ka hequr nga qafa varëset e florinjta në pak sekonda duke u larguar me të shpejtë. Disa nga femrat e bëra objekt grabitje të varëseve të qafës, kanë pasur hematoma në sy, nofull apo në pjesë të tjera të trupit.