E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shërbimi i provës, eksperiencë e suksesshme në Gjermani

19/11/2009  Përfaqësues të OSBE takim me drejtorinë përkatëse

FIER- Përfaqësues të OSBE zhvilluan dje në Drejtorinë rajonale të Shërbimit të Provës Fier, një takim pune. Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i informacionit si dhe ofrimi i asistencës teknike dhe materiale nga ana e OSBE. Stefan Slherrer, përfaqësues i misionit të OSBE-së, vlerësoi punën dhe arritjet e deritanishme të kësaj drejtorie. “Jam një gjyqtar nga Gjermania dhe unë atje shqyrtoj çështje penale dhe merrem me çështje që kanë të bëjnë me vendime për vënien në provë.

“Përshtypja ime është se hapat e parë po hidhen të mirë. Në Gjermani kemi filluar në vitin 1953 me shërbimin e provës dhe kemi tashmë një traditë 56 –vjeçare. Nga informacionet dhe statistikat, nga takimet e drejtpërdrejta, konstatoj se specialistët e shërbimit të provës kanë një angazhim dhe dëshirë për ta mbështetur gjykatën, Prokurorinë dhe kuptohet, për t’i krijuar përkrahje të pandehurve apo të mbikëqyrurve të tyre me qëllim për t’i shkëputur, për t’i shmangur nga kryerja e veprave penale. Kemi konkluduar se dënimi me burg nga qeveria nuk është zgjidhja më e mirë në të gjitha rastet. Kushton shtrenjtë mbajtja në burg e njerëzve dhe njëkohësisht nuk përfundon me sukses, dhe nuk jep rezultate në të gjitha rastet Megjithëse një shërbim me moshë relativisht të re, rreth 4 muajsh, është në rrugë të mbarë”. Sipas drejtorit të shërbimit të provës Fier, Astrit Hysi, nga fillimi i punës deri më sot ka gjithsej 113 çështje.

Nga këto 15 janë kërkesa për raporte vlerësimi, të ardhura nga gjykatat për të dënuarit që kërkojnë “lirim me kusht”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›