E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vizat, brenda presidences spanjolle"

Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines do t'u jepet vendimi per liberalizimin e vizave, brenda presidences spanjolle te Bashkimit Evropian, ne qershor te ketij viti. Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, mori dje garancine e Komisioneres per ceshtjet e brendshme Sesilia Malmstrom, qe Komisioni Evropian te zgjidhe sa me shpejt ceshtjen e liberalizimit te vizave edhe me dy vendet e Ballkanit Perendimor, Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines. "Une kam zhvilluar takime me komisioneret pergjegjes dhe ne po perpiqemi qe te heqim regjimin e vizave me keto dy vende, sa me shpejt te jete e mundur",-tha Fajon. Sipas saj, Parlamenti Evropian, eshte ne pritje te raportit te eksperteve te Komisionit Evropian, qe te jape vleresimin per keto dy vende. Nese vleresimi do te jete pozitiv, pra dy vendet e Ballkanit do te kene plotesuar te gjitha kerkesat e udherrefyesit per liberalizimin e vizave, atehere vendimi sipas saj, do te jepet brenda presidences spanjolle. "Ne presim qe ekspertet e Komisionit Evropian, te japin nje vleresim ne mes te muajit prill. Une kam marre garancine se te gjithe duan qe te ecin shpejt ne kete proces, por varet nga Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina, nese i kane plotesuar te gjitha detyrimet e kerkuara",-theksoi Fajon. Ajo shprehu, gatishmerine e Parlamentit Evropian, per te ecur sa me shpejt ne kete proces, dhe nese vleresimi i KE behet ne prill, atehere shume shpejt do te merret edhe vendimi per liberalizimin e vizave. Kryeministri Sali Berisha eshte shprehur prej kohesh, shume optimist se vendi yne i ka realizuar dhe plotesuar te gjitha kerkesat e udherrefyesit per procesin e liberalizimit te vizave. Parlamenti Evropian ra dakord dite me pare, qe te menjanoje cdo pengese te panevojshme per te mundesuar liberalizimin e vizave dhe per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovines. Ne kete institucion, u debatua dje ne lidhje me regjimin e vizave per dy vendet e Ballkanit Perendimor, Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen, qe ende nuk kane perfituar nga liberalizimi i tyre. Komisioneria per Ceshtjet e Brendshme, Sesilia Malmstrom, ra dakord qe te shmangen pengesat ne rrugen e liberalizimit te vizave per keto dy vende. Diskutimi per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen, lindi gjate nisjes se debateve mbi ndryshimet ne rregulloren e PR-se, per zbatimin e Konventes se marreveshjes "Shengen". Prej kohesh, nga PE po kerkohet qe te pershpejtoje punen dhe te permbushe premtimin e bere ne nentorin e vitit te kaluar: Liberalizim te vizave per dy vendet e Ballkanit, Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. R. Rapushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›