E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e vizave, PD dhe PS miratojne rezoluten

Rozeta Rapushi
Plot 127 vota pro per rezoluten per mbeshtetjen e liberalizimit te vizave per Shqiperine. Pas dy ore debatesh dhe kundershtimesh per permbajtjen e rezolutes, Kuvendi miratoi e me 127 vota pro, asnje kunder dhe asnje abstenim vetem ne parim, kete rezolute te paraqitur nga PD, dhe me votat e PS. Mazhoranca pranoi propozimin e kryetarit te grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, qe rezoluta te miratohet ne parim dhe nje grup me perfaqesues te te gjitha forcave politike parlamentare, te behen korrigjimet e nevojshme per te. "Nuk eshte se nuk e kemi aplikuar edhe me pare, e votojme ne parim dhe me pas me nje grup deputetesh, biem dakord per ceshtjet teknike te saj", tha Ruci. Por deri ne arritjen e ketij kompromisi, nuk mungoi aspak debati mes deputeteve, kryesisht per hapjen e kutive te votimit. Ne emer te PS-se, deputetja Arta Dade, tha se qeveria duhet te pranoje tashme transparencen e zgjedhjeve dhe duhet ta dije, se opozita nuk do te terhiqet kurre nga kerkesa per hapjen e kutive te votimit. "Ne ju kerkojme reflektim. Qeveria duhet te largohet nese nuk pranon transparencen e kutive te votimit. Mos beni gabim te mendoni se do te rini mbi kutite e Ruzhdijes", paralajmeroi Dade. Sipas saj, maxhoranca nuk duhet te merret me shpifje apo akuza, por te hape kutite, qe vetem ato te Ruzhdijes treguan se cfare korrupsioni po behet me zgjedhjet. Pa bere shume komente mbi kritikat e deputetes se PS, kryeministri Sali Berisha, shprehu keqardhje private qe nga trillimet e saj kunder qeverise, ajo nuk po ben aspak karriere, por po shkon poshte e me poshte. "Kam nje keqardhje private. Ligjerata kunder meje nuk te ndihmoi ty. Nje njeri qe nuk ka perfituar nga antiberishizmi, je ti. Kur e ndertojne karrieren ne trillime ndaj meje, me behet qejfi shume. Por kur shkojne poshte, ketu ndjej dhembje", replikoi Berisha. "Une ndjej keqardhje private per Berishen, keqardhja ime ishte qe ju ne vend qe te nxirrnit pergjegjesine nga ato qe Dade deklaroi, filluat te shfrynit dufin me analistet. Ju kujtoj qe jemi ketu per te gjetur pergjegjesite e perbashketa", reagoi Ruci, ndaj Berishes. Nderkohe qe Dade renditi nje sere kritikash ndaj qeverise, qe sipas saj, eshte pergjegjesja e vetme qe ka lene shqiptaret, ende prapa dyerve te Bashkimit Evropian. Sipas Dades, eshte deshtimi i qeverise ne reforma, qe ka lene shqiptaret pa viza. "Po ju vjen dita, ku do te mbyteni ne ate qe keni gatuar. Ruzhdija mban gjurmen e thelle te krimit nga pushteti, ndaj reflektoni", vijoi Dade. Per t'ju kunderpergjigjur socialisteve, Ministri i Brendshem, Lulezim Basha, tha se Shqiperia i permbushi kriteret per liberalizimin e vizave dhe kjo tashme eshte fakt dhe se cdo dite po informohen edhe nderkombetaret. Sipas ministrit, deri me sot, jane pajisur me karta identiteti, 2 milione shqiptare, nderkohe qe me pasaporta biometrike 510 mije. Kritik ndaj opozites u shpreh ne emer te LSI-se edhe Nasip Naco. "Liberalizimin e vizave, nuk e pengon dot lidershipi i PS-se. Ndaj une e shoh me dyshim pranine e opozites sot ne salle, si nje veprim per te mos dale hapur kunder vizave per shqiptaret", tha Naco. Ndersa kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule, ndonese mbeshteti rezoluten per liberalizimin e vizave, tha se ky proces duhet te ishte realizuar me shpejt. Ishte ai qe propozoi me pare, ngritjen e nje grupi te posacem me deputete, per ta pershtatur dhe realizuar me mire rezoluten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›