E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Ruci, replika per rezoluten e PD per vizat

Kryeministri Sali Berisha beri te qarte dje se nuk mund te hiqet nga rezoluta per mbeshtetjen e liberalizimit te vizave, arritjet e bera ne kete proces. "Arritje ka dhe kjo nuk mund te mohohet. Ne plotesuam udherrefyesin per liberalizimin e vizave. Nuk mund te imagjinoj, qe Parlamenti te kerkoje heqjen e vizave, pa shprehur nje vleresim per nje pune kaq te madhe qe eshte bere, reformat e thella te ndermarra", tha Kryeministri. Kreu i qeverise mbrojti reformat e realizuara te qeverise dhe institucioneve, qe do te sjellin liberalizimin e vizave, duke sugjeruar opoziten te mos merret me Ruzhdijen. "E di si me thoshte njeri, si ti gjejme nje burre Ruzhdies", tha Berisha duke i keshilluar opozites te mos merret me me gjera te tilla. Sipas tij, ne rezolute, jane respektuar te gjitha qendrimet e nderkombetareve per kete proces. Qe nga rezoluta per Shqiperine deri tek vendimet e marra per vendin tone. Ndaj dhe nje pjese e rezolutes, i kushtohet perpjekjeve dhe ndihmes se nderkombetareve per heqjen e vizave per shqiptaret dhe mesazhet pro realizimit sa me te shpejte te ketij procesi. Nga ana e tij, Ruci nenvizoi se Dade nuk foli antiberishizem, ajo vuri ne pah thjesht verejtjet qe ne si opozite kemi per hapat qe ju ndiqni ne kete proces. "Ne kerkuam qe te permbushnim misionin tone. Zonja Dade tha qe pika 2 nuk e prek rezoluten. Vetelavderimet tuaja per nje vendim politik nuk jane te drejta. Sugjerimi eshte qe propozimet tona te rregullohen ne draftin perfundimtar te rezolutes", theksoi Ruc,

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›