Draftet e PS, debati ngec te "kutite"
Rozeta Rapushi
Zhvillimi i mbledhjes se trete te Komisionit te Ligjeve per te diskutuar mbi nismat e Partise Socialiste, nuk sherbeu aspak dje ne gjetjen e nje te mesme te arte mes dy forcave politike per te nxjerre vendin nga kriza. Deputetet e dy kampeve politike, u shprehen te palekundur ne qendrimet e tyre, mazhoranca kerkon hetim pa hapje te kutive dhe opozita hapje dhe rinumerim te votave. "Hetimi i akuzave, qofte edhe i kartave te pretenduara dhe te prodhuara falso, nuk duhet t'i kryeje Parlamenti. Kete hetim nuk e bejne dot deputetet, qofshin keta edhe socialiste, por e ben prokuroria. Ju nuk mund te na kerkoni qe t'ju lejojme te beni rivleresimin dhe rinumerimin kur kete kerkese ua ka rrezuar gjykata me vendim te formes se prere",-tha deputeti demokrat, Eduard Halimi. Sipas tij, Kuvendi ne kete rast, e ka te pamundur te dale mbi vendimet e gjykatave, qe per te, selia roze nuk i ka marre fare parasysh gjate hartimit te nismave ligjore. Nderkohe qe socialistet ritheksuan se projektligjet e tyre, jane teresisht ligjore dhe ne perputhje me kushtetuten, ndaj duhet te miratohen. "Mazhoranca po tregohet dhe po del hapur kunder nismave ligjore te Partise Socialiste, duke kufizuar keshtu te drejten e opozites per te hetuar zgjedhjet. Ju nuk jeni per transparence dhe hetim ne baze te ligjit", replikoi Hysi. Por sipas Halimit, draftet e PS-se, jane antikushtetues dhe nese duhet te votohen dhe miratohen ne Komisionet Parlamentare dhe ne Kuvend, ato duhet te riformulohen per te mos e shkelur Kushtetuten. Ne te njejtin qendrim me Partise Demokratike, u bashkua edhe deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim Nasip Naco. Sipas tij, nisma e socialisteve eshte nje hipokrizi. "Do te votoja pro ngritjes se nje komisioni hetimor te tille, vetem nese sekretari i tij, do ti perkase LSI-se", beri te qarte Naco. "Ne hartimin dhe ngritjen e nje komisioni hetimor, duhet te respektohen parimet kushtetuese dhe direktivat e OSBE-se", theksoi Naco. Nderkohe qe demokrati, Edi Paloka, duke akuzuar se socialisti Gramoz Ruci, abuzon kur nxjerr ne publik karta identiteti gjoja false, shprehet se nismat jane teresisht antikushtetuese dhe se Ruci, duhet te hetohet se ku i gjeti ato. Demokratet jane shprehur te gatshem te votojne vetem ato nene, qe kane te bejne me ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar per zgjedhjet e 28 qershorit, si dhe per t'i lene shumicen ne kete komision opozites. Por ne asnje rast, demokratet nuk pranojne qe te ndryshojne me ligj, ceshtjen e hapjes se kutive te votimit dhe hetim te tyre nga Kuvendi, sa here qe nje force politike te ankohet per rezultatin e zgjedhjeve. Duke e quajtur antikushtetuese kete nen te nismave ligjore te selise roze, Komisioni i Ligjeve nuk do ta kaloje ate ne mbledhjen e ardhshme. Si limit per votim ne Kuvend, eshte caktuar data 18 mars, e cila eshte seanca plenare e se enjtes se ardhshme.