E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Rezoluta per vizat duhet te rishikohet

Deputetet e Partise Socialiste vendosen t'i bejne ne Kuvend, propozimet e tyre per rezoluten qe mbeshtet procesin e liberalizimit te vizave per Shqiperine. Pas bojkotit ne komisione parlamentare, ne emer te selise roze, Arta Dade paraqiti dje ne seance ndryshimet qe do te benin socialistet te votonin pro rezolutes. "Ceshtja e integrimit, ka gjetur dhe do gjeje gjithnje gatishmerine tone, te kontribuojme me zemer dhe mendje. Eshte dita, te themi se edhe per shqiptaret, duhet te hiqen vizat, te gjithe bashke. Pavaresisht probleme te medha te demokracise se shtetit tone, shqiptaret nuk duhet te lihen ne radhe para dyerve te Evropes", tha Dade. Por sipas saj, qe PS te jape voten, rezoluta duhet rishikuar ne disa vende. Per PS, duhet te hiqet nga ajo propaganda partiake se cfare ka bere PD apo qeveria. Dade kerkoi gjithashtu qe te hiqet paragrafi, ku thuhet se Kuvendi shqiptar, i kerkon Komisionit Evropian te respektoje afatet kalendarike, pasi sipas saj, nuk e ka kete tager. "Ne jemi ne Kuvend per liberalizimin e vizave, jo per te miratuar nje rezolute ku PD lavderon punen e PD dhe i kerkon PD te coje me tej punen e PD per te miren e vendit", ironizoi Dade. Nga ana tjeter, ajo kerkoi gjithashtu qe te hiqet pjesa ne rezolute, ku thuhet "vota e lire dhe vullneti i lire", duke qene se PS po kembengul per krim zgjedhor. Perballe kritikave dhe kerkesave te PS-se, kryeministri Sali Berisha, tha se "eshte e pamundur dhe kerkese absurde, qe te hiqet nga rezoluta arritjet e bera ne procesin e liberalizimit te vizave. Berisha sugjeroi qe te ne vend te arritjeve te qeverise, te percaktohet arritje nga institucionet shteterore ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›