Dokle: 18 marsi, shansi i fundit
Partia Socialiste njoftoi dje, se 18 marsi eshte shansi i fundit per mazhorancen. Permes nje deklarate per shtyp, deputeti socialist Namik Dokle, theksoi se "kjo date, dita kur Parlamenti do te shqyrtoje dy projektet e paraqitura nga opozita, eshte shansi i fundit per mazhorancen qe t'i hape rruge demokracise evropiane ne Shqiperi, eshte shansi i fundit qe te dale nga erresira e krimit elektoral dhe te hap rrugen e transparences". "Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar jane te vendosur ta cojne deri ne fund aksionin e tyre demokratik per hetimin e plote dhe pa kufizim te zgjedhjeve, per mbrojtjen ligjore dhe kushtetuese te votes se lire", deklaroi Dokle. Sipas tij, "rasti i Ruzhdies, eshte krimi elektoral i vertetuar tashme katerciperisht ne ate qender votimi, ia ka mekur zerin kryeministrit dhe gjithe tellalleve te tij, brenda e perreth PD-se, por te zhytur ne terrin elektoral ata nuk pranojne hapjen e kutive sepse e dine mire cfare kane ato". Ai tha se ne Ruzhdie, 94 persona qe kurre nuk kane pasur pasaporte, figurojne sikur kane votuar me pasaporte. Po keshtu votuan edhe qindra e qindra te tjere ne Shkoder, Kukes, Kamez, Elbasan, Durres etj. Duke vijuar me tej, ai tha se komunen e Fierit, 173 persona qe nuk kane aplikuar kurre per karte identiteti, rezultojne se kane votuar me karte identiteti. Ne kete qender votimit, sipas deputetit socialist, 80 hajdute votash votuan ne vend te emigranteve qe s'kishin ardhur fare ne Shqiperi. Zyrtari i PS theksoi se keshtu ndodhi edhe ne Kruje, Paskuqan, Lezhe, Lac, Shijak, Librazhd etj. Dokle tha gjithashtu se "ne Ruzhdie, komisioneret e PD-se dhe manipulatore te tjere te vullnetit te lire te zgjedhesve, falsifikuan 376 firma dhe mbushen kutite me vota". Po keshtu, sic tha ai, ndodhi edhe ne Diber, Mirdite, Bathore, Kavaje, Malesi e Madhe, Devoll etj, duke vjedhur keshtu mijera e mijera vota. Me tej, anetari i Kryesise se selise roze deklaroi se "ne Ruzhdie u bene falsifikime ne regjistrat e votimit, qe ndryshojne nga regjistri civil dhe i shperndane votuesit e nje familjeje ne dy tre dhe deri kater qendra votimi, dhe keshtu ka ndodhur ne te gjithe Shqiperine". "Tashme shqiptaret e dine mire cfare ndodhi me 28 qershor. Edhe me mire e dine ata qe e menduan, projektuan dhe e zbatuan krimin elektoral, duke filluar me kryeministrin, ministrat, deputetet, dhe duke perfunduar me gjithfare vagabondesh elektorale", u shpreh Namik Dokle. Sipas zyrtarit te lart socialist, "nuk do te guxonte kurre kryetari i komisionit ne Ruzhdie te falsifikonte 32 here firmat e zgjedhesve, po te mos kishte licencen e qeverise".