E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani/ Letër nga homologu spanjoll, falenderohet për bashkëpunimin

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka marrë një letër falënderimi nga homologu i tij i spanjës Alfredo Perez Rubalcaba për bashkëpunimin e ofruar në arrestimin e një personi të shumëkërkuar. " Dëshiroj t'ju falënderoj për bashkëpunimin që na ofruat në arrestimin, më 7 qershor, të Astrit Bushit, arratisur nga Spanja dhe të lokalizuar përfundimisht në qytetin e lindjes, Laç" shprehet në letër Ministri i Brendshëm i Spanjës.
Më tej në letrën e tij, ai vlerëson efikasitetin dhe profesionalizmin e treguar nga policia shqiptare. "Kapja e suksesshme u realizua pas një operacioni të shkëlqyer të zhvilluar nga forcat e specializuara të policisë shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me ato spanjolle, nënvizon në letër Rubalcaba. Gjithashtu kreu i uniformave blu të Spanjës ka shprehur edhe një vlerësim të veçantë në letrën e tij për luftën e qeverisë shqiptare kundër krimit të organizuar. Ai e mbyll letrën e tij duke shprehur besimin për vazhdimin e forcimit të marrëdhënieve bilaterale që bëjnë të mundur garantimin e sigurisë qytetare dhe respektimin e lirive publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›