E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiat 500 makinë madhështore në Klik Expo Group

Autori i Lajmit: Redaksia
Në hapjen madhështore të edicionit të 16-të të panairit Klik Expo Klik nuk kishte si të mos binte në sy, linja e makinave Fiat, kryesuar nga Fiat 500, e cilësuar dhe vitin e kaluar si makina e vitit. Në tendën që prezanton këtë markë luksoze të automjeteve dallojnë veturat, të cilat prezantohen edhe në këtë panair me elegancë. Ergys Gjani, drejtor Ekzekutiv i "Anas" sh.p.k, distributor ekskluziv i Fiat Auto për Shqipërinë, shprehet se edhe këtë vit linja e rëndësishme Fiat 500 tenton të bëjë një bum në panair, duke tërhequr sa më shumë klientë. “Makina historike Fiat 500 tashmë është konsoliduar dhe ne synojmë që në këtë panair të prezantohemi sa më dinjitoz, e ajo çfarë është më e rëndësishme është të zëmë një vend të rëndësishëm në tregun e automjeteve. Makinat Fiat, të ekspozuara me delikatesë në panair, përpara ambienteve të Pallatit të Kongreseve, që në mëngjes kanë tërhequr shumë dashamirës të makinave. “Ne prezantohemi me disa lloje makinash, siç janë: kuptohet kryesorja Fiat 500, e duke u pasuar Fiat Croma, Bravo, Doblo, Fiorino”, thotë Gjani. Po pse shqiptarët duhet të zgjedhin një makinë Fiat? Gjani shprehet se, një makinë Fiat është në radhë të parë, një makinë ekonomike, një makinë ku mbizotëron komoditeti dhe luksi. Ajo është një makinë që kursen karburantin për shkak edhe të motorit të ri multixhed. “Deri sot në Evropë, Fiat 500 kryeson me vendin e dytë të segmentit A. Fiat 500 është manifesti i "Fiatit të ri", një model që në të gjitha aspektet materializon përafrimin e ri të kompanisë, rinovimin e strategjive të markës, një mënyrë të re të interpretimit të makinës, shprehet Gjani. Një rekord i jashtëzakonshëm, ka arrin dymbëdhjetë fitore të marra nga Fiat Group Automobiles: Fiat 124 (1967), Fiat 128 (1970), Fiat 127 (1972), Lancia Delta (1980), Fiat Uno (1984), Fiat Tipo (1989), Fiat Punto (1995), Fiat Bravo/Brava (1996), Alfa 156 (1998), Alfa 147 (2001), Fiat Panda (2004) dhe Fiat 500 (2008). Një sukses të menjëhershëm paraqiti edhe kritika e klientelës që u dynd në sallonet e shitjes e makinave.

Presidenti i shoqërisë Klik Ekspo Group Luan Muhametaj mbajti fjalën hapëse të panairit dhe e nisi me falënderimin për të gjithë të pranishmit. “Pjesëmarrja e përfaqësuesve të 800 kompanive në ketë panair është shprehja më e mirë e cilësisë dhe e nivelit të lartë që ofron ky manifestim i biznesit”.

Qëllimi

Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Panaireve Vinsent Gerard, duke përshëndetur të pranishmit tha se, “prej disa ditësh unë gjendem në Tiranë i ftuar nga drejtuesit e shoqërisë Klik Ekspo Group. Unë përfaqësoj dhe drejtoj UFI, (Global Association of the Exhibition Industry), që mbledh dhe përfaqëson të gjithë industrinë e panaireve në botë. UFI është organizmi që mbledh bashkë të gjitha kompanitë e kësaj industrie në botë. Ne kemi 83 vende anëtare. Shpresojmë që Shqipëria, nëpërmjet Klik Ekspo Group, të bëhet së shpejti vendi i 84-të. Ne do të vizitojmë dhe inspektojmë edicionin e 16-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës që organizohet nga Klik Ekspo Group. Dëshirojmë që vitin e ardhshëm ju të jeni pjesë e UFI-t. Besoj që Klik Ekspo Group do tja arrijë këtij qëllimi”, tha ai. Misioni i UFI-t është që t`i shërbejë industrisë së panaireve në gjithë botën. Të promovojë vlerat e veçanta dhe unike të panaireve tregtare si dhe të edukojë e nxisë industrinë e panaireve dhe ekspozimit. Gjithashtu, një tjetër qëllim kryesor i UFI-t është të forcojë lidhjet dhe rrjetet ndërkomnbëtare të mundësive për biznes. Kjo arrihet duke nxitur bizneset që të rrisin aktivitetin e tyre kudo në botë. UFI aktualisht ka 83 shtete anëtare, në të gjashtë kontinentet. Në vitin 2009, UFI regjistroi 538 anëtare me të drejta të plota. Këtu përfshihen 276 kompani të Organizimit të Panaireve, ndërsa pjesa tjetër janë kompani menaxhimi”.

Risitë

E veçanta e këtij panairi është prezantimi nga shoqëria Klik Ekspo Group i Panairit të parë të specializuar të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, Albanian Military Exhibition (ALMEX). Ky aktivitet i madh do të zhvillohet në tetor 2010 me pjesëmarrjen e emrave më të medhenj të industrisë së armatimit në botë. Në ketë kuadër, në ketë konferencë u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shoqatës së Industrisë së Mbrojtjes dhe Sigurisë së Republikës Çeke të përfaqësuar nga kreu i saj Jindřich Ploch dhe Presidentit të ALMEX (Albanian Military Exhibition), Luan Muhametaj. Ndërsa, Presidenti i ALMEX (Albanian Military Exhibition) Luan Muhametaj tha se, “siç dhe ju kemi njoftuar në aktivitetet e Zall Herit dhe konferencën për shtyp, në tetor të vitit 2010 në do të lançojmë dhe organizojmë ALMEX, ose Albanian Military Exhibition. Ky do të jetë panairi i parë ushtarak në Shqipëri dhe ka si qëllim bashkimin e blerësve dhe shitësve. Organizatorët janë të bindur se ALMEX prezantohet si një produkt-surprizë për qarqet mediatike ndërkombëtare të mësuar me një Shqipëri hermetikisht të fshehur pas mëvetësisë politike e sociale të gati dy dekadave të shkuara. Një ushtri moderne dhe profesionale nën ndikimin e reformave të pandërprera të Qeverisë shqiptare, shfaqet pozitivisht aktive në fuqizimin e kahut jug-lindor të NATO-s.

Modeli i ri

Pse Fiat 500 e ka të
garantuar suksesin

Fiat 500 është manifesti i "Fiatit të ri", një model që në të gjitha aspektet materializon përafrimin e ri të kompanisë, rinovimin e strategjive të markës, një mënyrë të re të interpretimit të makinës. Ja përse kjo veturë që ka në vetvete shumë risi, ka vendosur një rekord në segmentin e saj. Për shembull është hera e parë që një veturë gati 3.55m është vlerësuar me 5 yje nga EuroCNAP, dhe është hera e parë që një makinë e këtij segmenti përmban 7 airbeg (dhe është i vetmi kompakt që ka knee-bag), me ESP të avancuar të disponueshëm në të gjithë motorët (e serive mbi 1.4 16v 100hp). Përtej këtyre, është hera e parë që një automobil paraqitet me të gjithë gamën e fuqisë (1.2 69kf, 1.3 multijet 75 kf me DPF dhe 1.4 16v me 100 kf), e ndërtuar të respektojë limitet e emisioneve të gazrave të përcaktuara nga standardet EURO 5, dhe e gjitha kjo në një periudhë dy vjet para afateve ligjore. Dhe ka më tepër. Kjo është hera e parë që një "makinë e vogël" si Fiat 500 ka qenë në gjendje të gjenerojë një gamë kaq të gjerë që është bërë e mundur nëpërmjet zgjedhjes nga: 4 versione, 3 lloje motorësh, 12 ngjyra (midis të cilave 6 ngjyra që të çojnë mbrapa në vitet 50 dhe 60 dhe tre nuanca të së bardhës, që janë arritur si rezultat i një procesi ngjyrimi të përdorur vetëm në super makina).

Ky lajm është publikuar: 26/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›