Bild në PE: “Dyert e BE të mbeten të hapura”
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bild, ka kërkuar në Parlamentin Evropian që dyert për anëtarësim në BE të mbeten të hapura për vendet e Ballkanit Perëndimor, Turqinë dhe Islandën, dhe të mos hiqet dorë nga politika e zgjerimit të unionit, e cila deri tani është treguar e suksesshme. Bild ka vlerësuar se heqja e vizave për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi është "hap i madh përpara”, dhe ka shfaqur shpresën se edhe Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina do të mund ta kompensojnë vonesën e tyre. Në 17 nëntor, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian vendosën që të kërkojnë vlerësimin e Komisionit Evropian mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Ministrat e Jashtëm të BE-së, pa diskutim, miratuan vendimin e përgatitur që më parë nga presidenca suedeze e BE-së që mandatin për përpilimin e vlerësimit të aplikimit të Shqipërisë tia kalojnë Komisionit Evropian. Vendimi u bë i mundur pasi asnjë shtet nuk pati ndonjë kundërshtim në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel. Sipas procedurës, Komisioni Evropian i dërgon Shqipërisë një pyetësor dhe në një periudhë prej përafërsisht një vit, bëhet përpilimi i mendimit të KE-së. Nëse mendimi do të jetë pozitiv, atëherë çështja kthehet përsëri tek shtetet anëtare të BE-së, të cilat do të vendosin për ti dhënë apo jo Shqipërisë statusin e vendit kandidat dhe për të nisur negociatat e anëtarësimit. Duke folur për BBC-në nga Brukseli, ish ministri i Jashtëm shqiptar, Lulëzim Basha, aktualisht ministër i Brendshëm, e quajti këtë zhvillim, vendim historik. “Ne kemi marrë të gjitha masat në vijim prej më se një viti për tiu përgjigjur këtij pyetësori në mënyrë sa më të plotë dhe sa më të shpejtë dhe pas vlerësimit të pyetësorit nga ana e Komisionit Evropian presim fazën tjetër shumë të rëndësishme, atë të konfirmimit të statusit kandidat dhe të fatit të negociatave”, - tha për BBC-në ministri Basha.
Ky lajm është publikuar: 26/11/2009