Fytyrat politike qe perdhunojne gezimin historik
Ne ekranet e televizioneve ne titujt e gazetave ne artikujt e ndryshem ne bisedat shoqerore ne takimet private gjithandej ne diten e djeshme i pame dhe i prekem te vertetat e medha te kontributit dhe jokontributit per arritjen e dites historike te heqjes se vizave. Sot gezimi eshte i ngrohte dhe thellesia e tij eshte e veshtire te komentohet realisht por ka ndodhur nje gje e madhe shqiptari nuk eshte ngjitur nuk eshte shtuar nuk eshte shartuar me Europen. Ai thjesht eshte kthyer ne shtepine e tij pas nje mundimi te gjate. Nga ky mundim i gjate ate e cliroi lufta dhe permbysja e komunizmit ate e cliroi realizimi i amanetit te studenteve te Azem Hajdarit qe Shqiperia te jete si Europa. Askush dhe askund nga pjesa dhe nga fytyra politike qe perfaqesojne trashegimin e izolimit nuk lejoi dhe nuk mundi te kete as edukaten me minimale as seriozitetin me minimal qytetar te pohoje se kjo eshte nje fitore reale konkrete e qeverise reformatore et kryeministrit Sali Berisha.
Perkundrazi presidenti qe iu ruajt pamjes inatcore te heres se shkuar u perpoq formalisht te mbetet tek dita e gezuar dhe e caktoi gezimin nje dite duke falenderuar nje ish-diplomat jashte pavaresise se Kosoves jashte rrjedhave per fitoren e vizave. Perpjekja aktoreske per te mos u lexuar fondi i vertete i ndjenjave dhe mendimeve ishte aq hileqar sa do te ishte me mire te shante pasaportat se do ishte me i sinqerte. Kesaj fytyre politike iu bashkengjit jo me nje kalores i vrerosur por nje kale i vrerosur nga zilia xhelozia nga ankthi i deshtimit sic ishte ajo e Edi Rames i cili ne konferencen e tij per shtyp si asnjehere tjeter ne krizat e tij te deshtimit u paraqit me tone mortore per nje gezim te madh. Dhe me nje logjike tipike prej komisari te nje reparti ushtarak te harruar ngushellohej duke thene se sduhej politizuar. Ky shefi i partise qe themeloi akuzat per indiferentin politik per apolitizmin ky qe e trashegon partine me formulen politika ne plan te pare do qe me cdo kusht te mos dale dikush e te thote e ta tregoje me gisht se jo vetem nuk eshte ai dhe partia e tij pjesemarrese apo bashkautore ne kete sukses por ka qene non stop nje pengues i frikshem per shqiptaret. Qe nga sharjet e perditshme per kartat e identitetit pasaportat e deri tek improvizimet ne te gjithe megamedian e tij vrastare socialiste per te verteten. Madje bashkepunetore te tij te ngushte kane hedhur ne internet sot shkrimet nga me poshterueset per shqiptaret dhe nga me mohueset per shqiptaret duke qene pronare te nje gazete qe ka edhe fjalen shqiptare prapa. Ky kor i zi perpiqet ta perdhunoje gezimin me te gjitha ato e me kronika nga me te mbrapshtat e me hipokritet por sigurisht qe nuk ia del dot sic nuk ia dolen dot kur vrane ne kufi kur vrane tek ambasada gjermane kur e rrethuan popullin ne miting me mitingun e prinderve qe Edi Rama i ka deputete apo aleate - sot as do te mund ta ndalin te zinjte.
Keta struce nuk e dine qe nuk i fshihen dot gezimit te shqiptareve dhe leximit te tyre. Ata e lexojne se vizat u hoqen kur kryeminister ishte Sali Berisha. Ne NATO u futem kur kryeminister ishte Sali Berisha. Rruga e Kombit u ndertua kur kryeminister ishte Sali Berisha. Nuk kemi ci bejme kesaj. Vetem u dhate rast edhe njehere tjeter shqiptareve tu lexojne se cfare jeni.