“Vizat, liberalizimi pas shpërndarjes së pasaportave biometrike”
Autori i Lajmit: red.
Bashkimi Evropian dhe Komisioni Evropian kanë bërë të ditur dje në takimin e Shqipërisë me Trojkën, se vendi ynë do të përfitojë nga liberalizimi i marrëveshjes së vizave me Evropën, vetëm nëse përfundon procesin e shpërndarjes së pasaportave biometrike në gjithë vendin. Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë, Karel Shvarcenberg, i cili është edhe Presidenti i radhës i BE-së, në një konferencë të përbashkët për shtyp në Bruksel dhënë me ministrin Basha. Arritjet e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE ishin në fokus të Trojkës së BE ku u diskutua për ndryshimet kushtetuese, ligjin e lustracionit si dhe përgatitjet për zgjedhjet. Brukseli zyrtar theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërpartiak, ndërsa ministri Basha raportoi për Reformën Zgjedhore, atë në Drejtësi si edhe në detaje, për situatën makroekonomike në vend. "Ne përseritëm domosdoshmërinë për vazhdimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për garantimin e pavarësisë së gjyqësorit si dhe nevojën për të garantuar hetime të shpejta dhe ndjekje efikase për rastet madhore të paaftësisë", - tha Karel Shvarcenberg, ministër i Jashtëm i Çekisë. Presidenca e BE.
"Kur flisni për aplikimin, unë besoj se ne jemi treguar të mençur në gjetjen se çfarë dhe kur duhet bërë, dhe urtësia jonë reflekton se në lidhje me BE, reflekton se në lidhje me NATO-n si edhe në lidhje me marrëdhëniet me rajonin ka paguar për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Kam besimin se do të paguajë edhe në lidhje me integrimin, në veçanti kur të vijë momenti kur ne të vendosim të dorëzojmë aplikimin",- tha ministri i Jashtëm, Basha. Vonesa e Shqipërisë për të aplikuar për statusin kandidat e bën të vështirë për Presidencën aktuale të BE-së për t i hapur derën vendit. Megjithë mbështetjen dhe vullnetin e mirë të çekëve, aplikon apo jo Shqipëria në këtë gjashtëmujor, duket se vendimi për t i dhënë mandat Komisionit për të vijuar me këtë proces do të merret nga presidenca e ardhshmë suedeze, pas zgjedhjeve të 28 qershorit në Shqipëri. "Nuk ka dyshim që Presidenca çeke dhe suedeze janë më të hapurat në shtrirjen e BE-së në Ballkan. Shqipëria është e ftuar të bëhet anëtare e familjes evropiane. Nëse ju do të më ftoni në shtëpinë tuaj, unë e pranoj ftesën, por nëse në atë moment janë çarë tubat dhe shtëpia noton në ujë, ju nuk do jeni shumë mikpritës. Nga kriza ekonomike BE është si një shtëpi e mbushur me ujë. Pra nxirrini vetë konkluzionet e kësaj", - vijoi Shvarcenberg. Për liberalizimin e vizave, BE kërkon futjen në përdorim të pasaportave biometrike, si dhe kujdes të vazhdueshëm politik dhe administrativ për këtë çështje. Pas ratifikimit të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim nga 27 vendet e BE-së, ky ishte takimi i fundit në formatin e trojkës së BEsë me Shqipërinë, që në të ardhmen do të shndërrohet në Këshillin e Asociimit.
Ky lajm është publikuar: 25/02/2009