Arabi Mansur kërkon të blejë gjysmën e aksioneve të Milanit
Autori i Lajmit: red.
Pas gjithë këtyre viteve lidhje me Silvio Berluskonin, për Milanin mund të nisë një epokë e re. Sheikët e Mançester Sitit po mendojnë të “pushtojnë” San Siron. Sheiku Mansur Bin Zajed duket se nuk ka nxjerrë “mësim”nga tratativat e para që ka pasur me klubin italian të Milanit. Në fillim Mansur kërkonte Ronaldinjon (kur braziliani ishte akoma tek Barça), pastaj kërkoi Bufonin( për të cilin akoma nuk ka hequr dorë), më pas ishte gati gati që të “çmendte” botën me ofertën që i bëri Milanit për Kakanë( 120 milionë euro edhe kjo tratativë iu hodh poshtë) dhe së fundi mendoi që të merrte tek Mançester Siti sulmuesin kuqezi, Aleksandre Paton. Të gjitha këto oferta, sheikut nga Dubai iu kanë refuzuar, por tani me ofertën e re ai kërkon të marrë të gjithë Milanin, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të realizojë “ëndrrën” e tij, të ketë Kakanë në skuadër. Abu Dhabi United Group për Zhvillim dhe Investim, është gati të marrë 40 për qind të paketës aksionere të Milanit duke futur në kasë një shifër prej 500 milionë eurosh. Një sjellje e tillë nuk shihet çdo ditë. Sheiku për një “fileto mishi kërkon që të marrë të gjithë dyqanin”. Por në “kushtet” që ndodhet sheiku Mansur edhe mund ta realizojë një ide të tillë. Deri më tani ai ka në pronësi 5% të aksioneve të Mediasetit gjithashtu ai zotëron edhe 15% të Ferrarit. Lajmin (500 milionë euro për 40% të aksioneve të Milanit) e “bujshëm” e kanë bërë të ditur tabloidët anglezë. Së fundmi, këtë lajm e ka dhënë dhe e përditshmja italiane, “Corriere della Sera”. Jna pikërisht këta të fundit që kanë bërë me dije se Mansur kërkon të derdhë në kasat e Berluskonit rreth 500 milionë euro në këmbim të 40% të aksioneve të klubit kuqezi. Pa dyshim që kjo është një ofertë shumë e lartë, por duke pasur parasysh që Mansur në janar qe gati të jepte për kartonin e Kakasë plot 150 milionë euro(rrogën, taksat dhe kartonin). Ai tani mund të jetë i gatshëm të shtojë dhe 350 milionë euro për të pasur si “pasuri” dhe 40% të Ronaldinjos, Sedorfit, Pirlos, Bekamit dhe territoreve nën pronësi të kuqezinjve. Në fakt, i gjithë Milani mendohet se vlen rreth 900 milionë euro. Drejtuesit kuqezi përpara se të refuzojnë një ofertë të tillë do të mendohen dy herë pasi një vit më parë Milani ka dalë me një deficit financiar prej 32 milionë eurosh pasi vitin e kaluar ka paguar rrogat e futbollistëve që arrijnë rreth 200 milionë të të gjithë skuadrës. Kjo mund të ishte një mundësi e madhe për Silvio Berluskonin, pasi edhe pse është i dashuruar me ekipin e tij, e ka gjithmonë e më të vështirë që të investojë për ekipin. Mësohet se është pikërisht e bija, Marina Berluskoni, që e qorton gjithmonë të atin për shkak se gjatë bilancit familjar është pikërisht familja Berluskoni që të mendojë për deficitet financiare të Milanit. Mansur ka “vesin” që të blejë gjithçka që sheh. Sepse gjëja e fundit që i mungon janë paratë. Në fillim ai e ftoi Milanin për të bërë një miqësore në Dubai. Tanimë ai kërkon që ta marrë klubin kuqezi, sepse pasuria e tij arrin deri në 20 miliardë euro. Por pas këtij lajmi zyra e shtypit pranë klubit kuqezi nuk priti shumë që ta përgënjeshtronte. Milani ka hedhur poshtë menjëherë zërat për ofertën e sheikëve arabë për të shitur një pjesë të aksioneve të klubit kuqezi. Pak orë pasi u publikua lajmi se manjati i naftës, Mansur, i cili ka blerë edhe Mançester Sitin, bëri ofertën për të pronësuar një pjesë të aksioneve, shoqëria me qendër në rrugën “Turati hodhi poshtë çdo informacion të këtij lloji. “Lajmi i publikuar në gazetën Corriere della Sera është tërësisht i pavërtetë”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit kuqezi. “Fininvest Spa që është grupi financiar, i cili udhëheq shoqëritë A.C Milan, hedh poshtë në mënyrë kategorike lajmet e shtypit për shitjen e mundshme të aksioneve. Bëhet fjalë për zëra mediatike dhe asgjë më tepër”, nënvizohet në deklaratë.
Ky lajm është publikuar: 25/02/2009