Fratini: BE, samit per integrimin e Ballkanit ne union

Ministri i Jashtem italian, Franco Frattini, u shpreh dje pro zhvillimit te nje samiti te Bashkimit Evropian, ku te dilet me nje qendrim te qarte, mbi anetaresimin e vendeve te Ballkanit ne kete union. Ne nje interviste publike, kreu i diplomacise italiane, theksoi se eshte e nevojshme qe BE, te jape nje mesazh te qarte mbi procesin e anetaresimit apo pranimit te vendeve te Ballkanit, mes te cileve edhe Shqiperine. "Italia ka mbeshtetur gjithnje idene, se Bashkimi Evropian duhet te zgjeroje hapesirat e saj, duke futur ne kete union edhe vendet e Ballkanit Perendimor. Kjo per arsyen se stabiliteti i rajonit, eshte ngushtesisht i lidhur me progresin drejt Bashkimit Evropian", u shpreh Frattini. Mbledhja e samitit, sipas tij, pritet te zhvillohet vitin e ardhshem, kur behet edhe 10 vjet nga zhvillimi i samitit te Zagrebit, ku nisi pikerisht procesi i avancimit te Ballkanit, drejt Bashkimit Evropian. Ne kete samit, sipas Frattinit, do te ftohen qe te marrin pjese jo vetem kreret e qeverive te vendeve anetare te Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, por edhe te vendeve te Ballkanit Perendimor. Ndonese pro zgjerimit te BE-se dhe procesit te liberalizimit te vizave si nje hap i rendesishem, Frattini nuk harroi qe te keshilloje Shqiperine, Malin e Zi, Serbine dhe Bosnje Hercegovinen, qe te punojne fort, per ta pare veten ne Bashkimin Evropian. Nderkohe qe pak kohe me pare, Frattini i beri thirrje Bashkimit Evropian, qe te mos zvarrise marrjen ne shqyrtim te kerkeses se Shqiperise, per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Madje sipas kreut te diplomacise italiane, kerkesa e Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE, duhet te miratohet brenda kesaj vere, pra gjate muajit gusht. Sipas Frattinit, kerkesa nuk duhet te mbetet e kycur ne ndonje prej sirtareve ne Bruksel, por te shqyrtohet sa me shpejt dhe te pranohet. Sinjale pozitive per zgjerimin e BE-se dhe perfshirjen ne union edhe te vendeve te Ballkanit, dha pak dite me pare edhe ministri i Jashtem i Suedise, vendi qe ka Presidencen e radhes se Bashkimit Evropian. Ministri i Jashtem suedez, Karld Bildt, duke kritikuar BE-ne per zvarritjen e anetaresimit te vendeve te Ballkanit ne te, tha dite me pare, se do te shqyrtoje shpejt kerkesen e Shqiperise. Bildt u shpreh, se BE, rrezikon te humbase besueshmerine e tij dhe te ndikoje ne paqendrueshmerine politike ne Ballkan, ne rast se nuk afron anetaresimin e vendeve te rajonit.