E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, shqiptarët të vetmit që nuk festojnë

Autori i Lajmit: RedaksiaBanorët e tre shteteve ballkanike, Serbisë, Malit të Zi dhe ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë kanë festuar udhëtimin pa viza drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Ne Shkup pati festime për heqjen e regjimit të vizave me Bashkimin Evropian. Nata mes të premtes dhe të shtunës u quajt nata e bardhë duke hequr kufizimet e orareve për klubet e natës. I ashtuquajturi mur i Shengenit nuk u arrit të rrëzohej për Shqipërinë dhe Bosnjën të cilat nuk munden të përmbushnin kushtet e Komisionit Evropian brenda afatit duke bërë që shqiptarët dhe boshnjakët të jenë të vetmit që nuk festojnë, por ata kanë një mundësi për tiu bashkuar vendeve fqinje deri vitin tjetër. E ndërsa një rreze shprese duket në fund të tunelit për Shqipërinë situata për Kosovën është edhe me e zbehtë. Për 40 vjet radhazi, shtetasit e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë udhëtonin pa viza në Evropën Perëndimore si republika të Federatës Jugosllave, i vetmi vend komunist që u lejonte shtetasve të tij lëvizje të lirë jashtë vendit. Kërkesat për viza u vendosën në vitin 1991 me fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë. Sllovenisë dhe më pas Kroacisë iu ofrua heqja e kërkesave për viza. Tani kjo masë përfshin edhe Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Ky lajm është publikuar: 21/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›