E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq në Shqipëri, fshatra dhe rrugë të izoluara nga vërshimi i ujërave

Tiranë- Moti i keq që ka goditur vendin tonë ka shkakuar probleme në qarkullim në shumë akse rrugore dhe porte.

Në kryeqytet reshejt e shiut kanë shkaktuar vërshimin e ujërave në rrugë e për pasojë një trafik të rënduar veçanërisht në orën e mëngjesit.

Në qytetin bregdetar të Durrësit moti i ekq dhe erërat e forta kanë shkaktuar vonesën e tragetëve. Mësohet se ato të linjës drejt Barit të Italisë janë nisur me 9 orë me vonesë, për shkak të detit të trazuar që arrinte 8-9 ballë.

Në qytetin e Vlorës janë shënuar probleme në port, atje  tragetet janë nisur me vonesë për shkak të stuhisë me erë dhe shi gjatë natës çka kanë dëmtuar zbukurimet për 28 Nëntorin e vendosur anë këtë qytet.

Në qytetine Elbasanit moti i keq me shira të rrëmbyer e erërave të forta ka sjelle përmbytjen e Unazës duke shkarë edhe dherat që kanë sjellë edhe rrëzimin e pemëve në këtë aks. Në aksin Prrenjas-Librazhd rëshqitja e dherave ka mbuluar pjesë të rruëgs kombëtare duke vështirësuar qarkullimin.

Teksa masivë gurësh kanë bllokuar pjesë të aksit tjetër Librazhd-Murrash. Në qytetin e Lezhës përmbytjet nga shiu janë shënuar në komunën e Kolshit, teksa uji ka hyrë edhe në oborret e shtëpive, sakaq në fshatin Barbuloi dhjetra familje janë izoluar nga uji.

Në Bulqizë disa fshatra të komunës Hostren janë bllokuar nga uji teksa në fshatin Leçan një banesë është shembur dhe mësohet se 6 anëtarët e familjes Kongren Mijas kanë dalë prej saj.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›