E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizita e Metes ne Serbi, thyen akujt midis dy vendeve

Vizita e zevendeskryeministrit dhe njeheresh ministrit te Puneve te Jashtme te Shqiperise, Ilir Meta, ne Serbi eshte cilesuar si "historike". Prej vitit 2005, kjo eshte vizita e pare e nje zyrtari te larte te shtetit shqiptar ne Serbi, duke thyer keshtu akujt me Beogradin zyrtar. Ne kete vizite zyrtare 2-ditore, kreu i diplomacise shqiptare zhvilloi takime me Presidentin Boris Tadic, ministrin e Jashtem Vuk Jeremic, si dhe zyrtare te larte te ketij shteti. Gjate qendrimit te tij, numri dy i qeverise shqiptare zhvilloi nje vizite edhe ne Luginen e Presheves, vend i cili njihet si zone e banuar nga popullsi shqiptare. Nga kjo zone, Meta theksoi gjate fjales se tij se "marredheniet mes Shqiperise dhe Serbise jane ngritur ne nivel me te larte, per shkak se, qellimi i te dy shteteve eshte integrimi evropian". Gjate dites se dyte te vizites se tij ne Serbi, ministri i Jashtem eshte takuar dhe ka zhvilluar bisedime me Kryetarin e Komunes se Presheves.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›