Ministri serb: Vizita e Metes, garanci per te ardhmen
Ministri i Pushtetit Lokal, Milan Markovic, u shpreh dje se "per te gjithe rajonin eshte e rendesishme qe marredheniet e Tiranes dhe Beogradit te ngrihen ne nivel me te larte". Ne nje prononcim te dhene per mediat, ai shprehu kenaqesine me bisedimet qe ka zhvilluar me ministrin e Puneve te Jashtme te Shqiperise, Ilir Meta, gjate qendrimit zyrtar ne Serbi. "'E kaluara ne keto hapesira eshte shume e veshtire per te gjithe njerezit, pa patur parasysh ne perkatesite etnike. Qendrimi yne eshte te shikojme drejt se ardhmes, si dhe nuk duhet te lejojme qe te rinjte nga Presheva, Medvegja dhe nga Bujanovci, te jene pengje te se kaluares se trasheguar", u shpreh ministri serb. Sipas tij, "lideret politike shqiptare dhe serbe nga Jugu i Serbise (Lugina e Presheves), para se gjithash duhet te jene partnere te ndersjelle ne krijimin e nje jetese me te mire per qytetaret qe jetojne ne ate rajon".Ai theksoi se "nuk ka dyshim qe kjo vizite ka nje rendesi te vecante dhe mendon se gjithcka po behet ne menyre qe marredheniet Tirane-Beograd te jene me te mira ne te ardhmen". "Une mendoj se biseda qe z.Meta ka zhvilluar me Presidentin Tadic dhe Ministrin e Jashtem Jeremic eshte nje garanci e mire qe dite me te mira do te pasojne", vleresoi viziten e kreut te diplomacise shqiptare ne Beogradin zyrtar, Milan Markovic.