PD: Shpifjet e Rames moren pergjigje me 28 Qershor
Partia Demokratike tha dje se kryetari i opozites, Edi Rama, e mori pergjigjen ne 28 Qershor per te gjitha akuzat dhe trillimet qe ben ndaj qeverise. Zedhenesja e selise blu, Erla Mehilli, akuzoi Ramen se ai eshte i vetmi qe eshte ne krize, jo Shqiperia. "Rama foli serish per krize, nje krize te cilen e ka vecse ne mendjen e tij, nje krize qe i vjen edhe diten me diell nderkohe qe qytetaret e Tiranes, Elbasanit dhe te mbare Shqiperise po festojne me gezim dhe optimizem diten e veres dhe nuk po degjojne vajet e kutive dhe te krizes se Kryetarit 2K", akuzoi Mehilli. Sipas saj, Rama apo sic e therrasin rendom kafeneve vartesit e tij "2K", deklaroi se qeveria nuk do te demshperbleje te permbyturit ne Shkoder dhe ne Sheqeras, se ajo nuk ka leke per te paguar rrogat dhe pensionet dhe jo me te paguaj demet e permbytjes. "Partia Demokratike i rikujton kryetar Edvin Kristaq Krizes apo Kryetar 2K, se alternativa juaj e shpifjes mashtrimit dhe trillimit mori pergjigjen e merituar me 28 qershor", vijoi akuzat Mehilli. Ajo garantoi ne emer te Partise Demokratike, te gjithe qytetaret e permbytur se qeveria do ti demshperbleje ata teresisht per te gjitha demet e shkaktuara nga permbytja si dhe do te ndertoje infrastrukturen e zonave te tyre ne perputhje me premtimet e bera.