E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Majko, nderro mbiemer

Keshilltar politik i zevendeskryeministrit dhe ministrit te Puneve te Jashtme, Luan Rama, ka reaguar ashper ndaj qendrimit te shprehur nga ish-kryeministri, Pandeli Majko, per viziten e zotit Meta ne Serbi. Ne nje prononcim te dhene per televizionin kombetar "Klan", keshilltari politik i kreut te diplomacise shqiptare tha se "cilido qe do te gjej mundesine apo hapesiren per te bere kritik, ne kete rast duhet te thote, ne cfare ishte e gabuar vizita, ne cfare ishin te gabuara mesazhet qe u transmetuan nga kjo vizite". "Prape me Majkon do merremi. Ne cfare nuk iu sherbye ceshtjes shqiptare ne rajon. Mendoj te mos sjellim ne mendjen e publikut referenca individesh te tille te pushtuar nga kriza e panikut, apo nga deliranca e xhelozise", u shpreh Luan Rama. Ai tha se duhet ta leme "zotin Majko te endet ne tunelin e vet, sepse nuk mund te flas per patriotizem ne kete kontekst dhe ne kete realitet te ri evropianizues te krijuar ne Ballkanin Perendimor, nje njeri qe e therrasin Majko, apo nje njeri qe kur ishte kryeminister mburrej qe femijet i pagezonte ne kishat e Athines". Sipas tij, "shenja e pare e patriotizmit qe duhet te shfaq zoti Majko eshte nisja e procedurave per te ndryshuar mbiemrin qe shqiptaret te mos e therrasin me Majko". "Apo nisja e procedurave per te c'regjistruar femijen qe ka shuguruar apo pagezuar ne kishen e Athines. Sepse kisha autoqefale e Shqiperise eshte pjese korpusit te vlerave historike, qytetare, patriotike dhe gjithashtu evropiane te shoqerise shqiptare", u shpreh keshilltari i ministrit te Jashtem. Duke folur per viziten zyrtare te zotit Meta ne Serbi, Luan Rama tha se "vizita e tij merr dimension dhe vlere historike per shkak te horizontit qe cel dhe per shkak te te ardhmes qe konturon ne funksion te nje roli gjithe e me aktiv dhe efektiv njeheresh te Shqiperise si faktor stabiliteti dhe si faktor integrimi ne kete rajon te Ballkanit. Nga ana tjeter, sipas tij, behet historike kjo vizite edhe per shkak se eshte vizita e pare qe zhvillohet ne nje shtet qe quhet tashme Republika e Serbise. Ai nenvizoi se "gjithashtu merr dimension historik edhe per faktin se eshte vizita e pare qe behet pasi Kosova eshte subjekt i se drejtes nderkombetare, pra eshte nje shet i pavarur". "Shqiptaret dhe serbet, dhe kur them shqiptaret kam parasysh kudo ku ata jetojne, mund te behen ne kete rajon, te ngjashem me modelin e francezeve dhe gjermaneve qe kapercyen mbi dhimbjet dhe plaget e lufterave ne shekuj qe kane zhvilluar midis tyre per te krijuar sot, ne Evropen e bashkuar modelin e bashkepunimit te dy vendeve me ndikimin te madh", komentoi viziten e ministrit te Jashtem, Luan Rama. Pra, vijoi ai, duke marre kete model edhe shqiptaret dhe serbet mund te bejne te njejten gje ne kete rajon dhe te bejne bashkerisht promotor te procesit evropianizues te rajonit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›