SHBA, kreu i PS Rama takohet me Gerwin Bell

Gerwin Bell - foto Daylife
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e ka nisur vizitën e tij në SHBA me një takim me kreun e misionit të FMN në Shqipëri Gerwin Bell.
Rama siç ai shkruan në profilin e tij në Tuiter ka diskutuar me Bell për domosdoshmërinë e politikave realiste ekonomike dhe fiskale. Gjithashtu në qendër të diskutimit të tyre ka qenë edhe nevoja e uljes së nivelit të borxhit publik, që zyrtarisht thuhet se është në nivelin 60% të GDP-së.
Po ashtu mes tyre është folur dhe për një rishpërndarje të drejtë të të ardhurave.
Në një postim në Tuiter lidhur me këtë takim, Rama shprehet se nevojitet rishikimi rigoroz i buxhetit në kuadrin e të dhënave shqetësuese të dy muajve të parë të vitit. Sipas tij kjo është një nevojë që duhet trajtuar sa më parë. /F.Stafa/