Rama në SHBA, rishikimi i borxhit nevojë urgjente

“Konsulte shume e kenaqshme ne NY me Gerëin Bell nga FMN.Domosdoshmeri per politika realiste ekonomike dhe fiskale. Ne fokus ulja e borxhit”. Kështu e ka cilësuar takimin e sotëm me përfaqësues të FMN-së lidhur me borxhin publik në Shqipëri, në kuadër të vizitës në SHBA, kryesocialisti Edi Rama.
Në rrjetin social Twitter ai thekson se në diskutimet e tij me përfaqësues të FMN-së është shtruar nevoja për një shpërndarje të drejtë të të ardhurave dhe rishikim rigoroz të buxhetit, ne kuadrin e te dhenave shqetesuese te dy muajve te pare te vitit.
“Nje rishperndarje e drejte e te ardhurave,zhvillimi rural,arsimi profesional si baze per nxitjen e investimeve prodhuese,tema te konsultes. Rishikimi rigoroz i buxhetit ne kuadrin e te dhenave shqetesuese te dy muajve te pare te vitit nje nevoje qe duhet trajtuar sa me pare”shkruan ai.
Edi Rama dhe një delegacion qe e shoqëron, është nisur paraditen e se enjtes drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikës, për një vizite zyrtare. Ai pritet te zhvilloje takime me zyrtarë te rëndësishëm te administratës “Obama”, si dhe te Kongresit amerikan. Dita e pare e vizitës se Rames ka nisur ne auditoriumin e posaçëm të “New York University”, i cili është një nga institucionet arsimore me te mëdha ne ShBA. Ne Nju Jork, Rama pritet te zhvilloje takime edhe me komunitetin shqiptar qe jeton atje.