Trupat e aksidentit tragjik mbërrijnë në shtëpi
BELGJIKE- Trupat e disa prej 22 nxënësve që mbetën viktima të përplasjes së autobusit në Zvicër janë dërguar sot në shtëpi, Belgjikë.
Një karvan i gjatë makinash i transportoi ata nga aeroporti ku mbërritën nga një avion ushtarak.
Belgjika ka shpallur diten e sotme, dite zie, si homazh per viktimat e aksidentit tragjik te ndodhur te marten ne Zvicer, kur nga perplasja e autobusit me muret e tunelit humben jeten 28 vete, mes te cileve, 22 femije.
Autobusi kthehej nga nje tur dimeror skish dhe nga përplasje shpëtuan 24 vetë, por numri më i madh i tyre kanë lëndime serioze.
Autoritertet e Zvicrës e kanë bërë autopsinë e trupit të shoferit të autobusit, për të analizuar eventualisht se a ka ndonjë gjurmë për shkaqet e aksidentit të rëndë.
Disa media në Belgjikë dhe Zvicër kanë raportuar se shoferi ishte i zënë duke e aktivizuar një DVD, pak para se të ndodhte fatkeqësia. Këto deklarata, sipas mediave, i kishin bërë disa prindër të fëmijëve që kanë shpëtuar.

