Thaçi Ahmeti, Haxhinasto nuk i bashkon dot

Menduh Thaçi - Ali Ahmeti
Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto kishte parashikuar të bënte bashkë në një takim dy liderët e dy partive kryesore shqiptare në Maqedoni.
Por Menduh Thaçi nuk ka marrë pjesë në takim ndërsa në takimin me Haxhinaston dhe kreun e BDI-së Ali Ahmeti, PDSH është përfaqësuar nga Imer Aliu dhe Zijadin Sela.
Në një kohë që lideri i BDI-së pas takimi ka folur për intensifikimin e marrëdhënieve Shqipëri-Maqedoni, PDSH ka vënë theksin tek incidentet e fundit etnike.
Dhamë qëndrimin se kjo situatë e krijuar, këto incidente kanë një faktor, kanë një aktor, ajo është Qeveria dhe institucionet. Krejt këto vijnë si pasojë e përuljes totale të BDI-së në këtë qeveri është shprehur Aliu pas takimit me Haxninaston. /F.S/