Vizita e Topallit shkakton reagimin e PS
Vizita e kryeparlamentares Topalli në Berat shkakton polemika me socialistët. Turi "Gratë për Gratë" i nënkryetares së PD-së, Topalli ka shkaktuar reagimet e socialistëve, të cilët kanë shprehur se kjo vizitë ka shkaktuar mbylljen e shkollave në qytetin e Beratit. Vizita e saj ka shkaktuar reagimin e PS-së lokale, por edhe të 4 deputetëve të qarkut, si Bello, Fino, Braçe dhe Pilo Kerri. "Ne deputetët e Qarkut të Beratit denoncojmë dhunën verbale, politike të strukturave të PD dhe posaçërisht të nënkryetares së saj, në shpërdorim të pastër të pushtetit ndaj të gjithë të punësuarve dhe të punësuarave në administratën publike, në sektorët jetikë të shëndetësisë, arsimit me qëllim mbulimin e aktiviteteve partiake me "mburoja" njerëzore", thuhet në deklaratën për shtyp. Ndërsa në njoftim për shtyp të zyrës së Kuvendit, bëhet e ditur se në këtë takim mbi 4 mijë gra morën pjesë. d.xh